“Sekti i Rilindjes nuk është i majtë”, Vangjel Tavo: Synoj të dyfishoj vendet e punës në Gjirokastër

Kandidati i LSI në Gjirokastër, Vangjel Tavo i ftuar në emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’në News24 ka folur për fushatën elektorale dhe objektivat e tij për zgjedhjet e 25 prillit.

Tavo thotë se kandidon për herë të 8-të në të njëjtën zonë elektorale që prej 1996, teksa ende e pranon se është socialist, por shton se Rilindja e Edi Ramës nuk ka asnjë lidhje me socialistët, PS apo njerëzit e thjeshtë.

Ai premton se do të dyfishojë vendet e punës në Gjirokastër si dhe do të kthejë institucionet që i janë larguar qytetit në këto 8 vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Tavo ka folur edhe për tentativat e shit-blerjes së votës në qytetin jugor, presionet e kërcënimet, duke thënë se qytetarëve po u hapen llogari bankare që t’u hidhen para për fushatë në këmbim të votës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?