Selami: Askush të mos pengojë reformën, sot ajo votohet
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami, i cili e ka shprehur më herët vendimin e tij lidhur me reformën pro miratimit, në një prononcimin për mediat nga kuvendi është shprehur se askush të mos përpiqet që të ndalë reformën në Drejtësi.
Eduard Selami ka deklaruar më tej se:”Janë të pakëndshme, të parpritura, por ju sigurioj që askush nuk ndalë reformën në drejtësi që është hap i rëndësishëm që ka mbështetjen e popullit të SHBA dhe BE. Reforma në drejtësi do të bëhet me konsensus sipas draftit të Nuland dhe nuk ka kthim prapa. Kushdo që përpiqet me dashje apo pa dashje të pengojë këtë nuk ka sukses dhe kjo është një ditë historike. Refoma duhet miratuar sot, sa më parë aq më mirë”.
Ai ka nënvizuar se miratimi i sotëm i kësaj reforme, do të jetë për të mirën e Shqipërinë.
Siç është dhe zyrtare, opozita do të votojë dhe këtë e ka rikonfirmuar dhe z.Selami i cili ka thënë se: “Ne kemi akoma një vendim grupi të PD unanim që jemi për miratimin e reformës”.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

