Sërish “përplasje” në Kuvend!

Parlamenti shënoi sërish përplasje mes deputetëve të opozitës dhe kryetares së parlamentit, Elisa Spiropali, teksa u prezantua për votim projekt-ligji për energjinë.
Pjesë nga debati
Taulant Balla: Harxhuat energji kot për 30 minuta këtu. Ne duam të kalojmë projekt-ligj në fushën e eficensës energjitike të ndërtesave. Ligji na afron me BE.
Gazment Bardhi: Zonja Spiropali, pse kërcënoni deputetët? Belinda Balluku duhet të jetë në Kuvend.
Elisa Spiropali: Bëj pyetje për projekt-ligjin.
Gazment Bardhi: Zonja kryetare, ti po sillesh si zonja Ermonela Felaj.
Elisa Spiropali: Keni rënë në batak.
Gazment Bardhi: Batakun mos ma trego mua. Shtyje projekt-ligjin. Zonja Balluku duhet të ishte në seancë plenare, që të përgjigjet, duke qenë se ligji që mund të kalojë është për energjinë.