Sfida/Edi Rama i kundërpërgjigjet Ilir Metës: 71 deputetë i kemi edhe pa LSI

Nuk ka vonuar dhe në mbremje në mbledhjen e Kryesisë së PS, kryetari i PS Edi Rama i ka dhënë një përgjigje Ilir Metës, i cili paradite në konferencën e shtypit tha se ” “LSI nuk është një parti klienteliste. Nëse PD në 2009 do të kishte 71 mandate, LSI nuk do kishte bërë koalicion. Nëse sot Rama konfirmon 71 mandate, LSI del në opozitë që tani. Nëse në 19 qershor, Rama apo Basha sigurojnë 71 mandate, LSI del në opozitë. LSI do të mbështesë çdo ligj që është për integrimin në BE dhe për NATO”. 

Në darkë Edi Rama mësohet se ka thënë, sipas Top Channel, se i ka 71 deputetë pa LSI.

Ja se çfarë thotë Top Channel:

Burime nga brenda mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste i thanë Top Channel se, për herë të parë kryeministri Rama ka folur hapur lidhur me situatën e krijuar në koalicion me partinë e Ilir Metës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“LSI po luan taktikisht dhe është në të drejtën e saj ta bëjë këtë. Por pozicioni ynë, – citohet të ketë thënë kryeministri, – nuk ndryshon dhe ne nuk e kthejmë në një çështje taktike këtë partneritet strategjik. Natyrisht, LSI mund të vendosë të dalë vetëm, por kjo s’është arsye për t’u shpërqëndruar nga objektivi ynë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por deklarimi më i rëndësishëm, në mbledhjen e Kryesisë socialiste, i kryeminitrit duket të ketë qenë pikërisht mbi shifrën 71, në të cilën mbështeti argumentin e tij më herët Ilir Meta. Sipas Edi Ramës, me votat e vitit 2013 dhe ndarjen aktuale të mandateve, “Partia Socialiste merr 69 deputetë po të jemi në koalicion me LSI, PDIU, FRD”.

Por sipas Edi Ramës, koalicioni merr 71 deputetë nëse LSI del veç, sepse e tillë është formula.

Sipas kryeministrit, aleanca me LSI-në krijon një mazhorancë solide reformash, jo thjesht një mazhorancë numrash, dhe reformat e jo numrat janë arsyet e koalicionit me Metën, citohet të ketë thënë Edi Rama./ Top Channel

Lexoni dhe:

Meta: Nëse PS merr vetëm 71 mandate, LSI del në opozitë

Kokëdhima: PS rrezikon të mos marrë as 60 deputetë në Qershor

Vasili: Të na i thotë në sy dhe i përgjigjemi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?