SHBA nuk e njeh pretendimin e Greqisë për 10 milje hapësirë ajrore

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan sot për një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas të cilit vihet në dukje fakti se SHBA nuk njeh pretendimi e Greqisë për hapësirën e vet ajrore.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, hapësira ajrore e një vendi përputhet me atë të detit territorial.

SHBA njeh pra një hapësirë ajrore prej 6 miljesh që përputhet me detin territorial.

Swiss Digital Desktop Reklama

Greqia dhe SHBA nuk ndajnë një pikëpamje mbi zgjatimin e hapësirës ajrore të Greqisë”, thuhet në raportin e cituar nga “Kathimerini”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dokumenti në fjalë i jep një goditje diplomatike përpjekjve të Athinës zyrtare për të denoncuar ato që i quan shkelje të hapësirës së vet ajore nga Turqia.

Sipas këtij dokumenti, paqartësia në caktimin e kufijve e bën të vështirë vlerësimin e shkeljeve të pretenduara.

Ky përcaktim në të vërtetë injoron pretendimin zyrtar grek për hapësirë ajrore 10 milje që thuhet se daton si i tillë që në vitin 1936.

Në terma praktikë, ai i krijon hapësirë veprimi Turqisë që kërkon zgjerim të natyrshëm në Egje, zgjerim i cili në thelb është rishikim i ndarjeve të vjetra territoriale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?