SHBA: Nuk ka asnjë kërkesë nga Turqia për ekstradimin e Gulen
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i kërkon Turqisë të dorëzojë të gjithë provat kundër klerikut Fethullah Gulen i cili jeton në ekzil në SHBA.
Qeveria e Turqisë indirekt e akuzon si personi që fshihet pas grushtit të shtetit.
Duke folur nga Luksemburgu, Kerri tha se SHBA nuk ka marrë asnjë kërkesë për ekstradimin e klerikut. Në një deklaratë të bërë nga vetë Gulen ky i fundit hedh poshtë që të ketë lidhje me ngjarjen duke shtuar se dënonte me forcë tentativat për grusht shteti në Turqi
Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim në konferencën për shtyp të mbajtur pas dështimit të grushit të shtetit e quajti “një njollë të zezë” në demokracinë e Turqisë, duke shtuar se populli i dha përgjgjen më të mirë terroristëve. Ai tha se anëtarët e strukturës paralele të drejtuar nga kleriku më bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Fetullah Gulen janë në duart e drejtësisë, duke akuzuar kështu në mëmyrë të drejtëpërdrejtë armikun historik të presidentit Rexhep Tahip Erdogan, Gulen.
Kryemisnitri turk tha gjithashtu se qeveria do të marrë ne konsideratë ndryshimin në Kushtetutë për të rikthyer dënimin me vdekje.
Binali Yildirim në konferencën për shtyp i ka dëguar edhe një mesazh të drejtëpërdrejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës,vend në të cilin Gulen qëndron që prej 1999.
“Nuk arrij të imagjinoj se si një vend mud të mbështesë Fetullah Gulen, lider të një organizate terroriste, veçanërisht pas asaj që pamë natën e shkuar. Një vend që mbështet Gulen, nuk është vend mik i Turqisë, madje ky do të ishte një akt kundër vendit tonë.
Ndërkohë edhe vetë Erdogan në fjalën drejtuar popullit fajësoi strukturat paralele për grushtin në një referencë të qartë për Fetullah Gulen. Ai tha se organizatorët e sulmit do të marrin ndëshkimin që meritojnë.
“Një grup personash organizuan grushtin e shtetit. Ku ishte një sulm ndaj unitetit dhe sovranitetit kombëtar. Ka pasur përpjekje të vazhdueshme për përmbysjen e qeverisë. Ky ishte një atentat ndaj atdheut oranizuar nga struktura paralele. Ata që organziuan këtë puc do ta paguajnë shtrenjtë” tha Erdogan
Megjithatë, në një deklaratë, Gulen hodhi poshtë çdo akuzë, duke dënuar fuqishëm sulmin.
Erdogan arreston gjyqtarët
Të paktën 10 anëtarë të Gjykatës Administrative janë arrestuar nga policia turke, ndërsa 140 anëtarë të Gjykatës së Kasacionit në kërkim.
Ndërkohë më parë agjencia shtetërore e lajmeve turke Anadolu dhe tv NTV në Turqi raportojnë se 2 745 gjyqtarë janë shkarkuar në të gjithë vendin.
Vendimi është marrë nga trupa që mbikqyr gjyqtarët e prokurorët. Takimi ishte mbajtur për të diskutuar masat disiplinore kundër atyre që mendohet se kishin lidhje me organizatorin e grushtit të shtetit Fetullah Gulen, citon BBC
(Ne foto: Nje qytetar shtrihet ne toke ne nje nga rruget e Ankarase per te ndaluar tanket te kalojne
KOHA JONË SONDAZH

