Shehi: Nga 11 maji jo pa mandat deputeti! Alibeaj: Kryeministër as Rama apo Berisha

Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj të koalicionit ”Djathtas për zhvillim”, u ndalën këtë të premte tek qytetarët e bizneset në zonën e ish-tregut elektrik në Tiranë. Qëllimin thonë se e kanë të grumbullojnë çdo votë në mënyrë që të përfaqësohen në parlamentin e ri.

“Nuk do bëjmë hata, por hapa të vogla përpara. Mund të marrim 1, por edhe 5, pa mandate nuk dalim. Ne besojmë se 20-30% e shqiptarëve këtë radhë do të votojnë ndryshe dhe ky është një shans i madh për Shqipërinë, e këtyre më të rinjve se unë”, tha Shehi. Ai akuzoi Partinë Socialiste dhe atë Demokratike se janë bashkë dhe punojnë e bëjnë ligje për interesa të përbashkëta, me qëllimin për të ruajtur status-quo-në në politikë.

Kurse Enkelejd Alibeaj thotë se as Rama apo Berisha nuk duhet që të jenë kryeministër. Këtë ide, ia përforcon edhe retorika e kësaj fushata e Edi Ramës e Sali Berishës që shpesh bëjnë thirrje të mos votohen partitë e vogla. ”Disfatë e brendshme që po ju ndodh. Vazhdojnë me klishetë e vjetra të dala boje. Parashikoj që më 11 maj do të ketë një çlirim të energjisë dhe sukses të partive të reja”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?