Shehi: Rama me firmën nën efektin e lëndëve narkotike po i jep miliona oligarkëve

Dashamir Shehi ka zgjedhur studion e Syri Tv, për t’ju përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, lidhur me akuzat e tij në drejtim të aleatëve që janë në listat e PD. Shehi u shpreh se e keqja vendit nuk i vjen nga ata që konsumojnë alkol por ata që konsumojnë lëndë narkotike dhe që me firmën e tyre i falin para oligarkëve.

“Ai që me ato që konsumon i bën dëm gjithë Shqipërisë, se me ato që firmos bën që milionat në vend që të shkojnë tek xhepat tonë, të shkojnë tek oligarkët. Sa herë ky ngrihej për të folur në parlament unë kam dalë nga kafja, se nuk dëgjoja dot marritë e tij që tregon barcoleta, që u pëlqejnë hajvanëve. Opozita nuk është klubi i engjëjve, ne nuk jemi këtu për të krahasuar vlerat, por për ti kërkuar llogari njëri –tjetrit.

S’po të gjykojmë as për brekushet, as për atletet, por ku i ke çuar paratë e shqiptarëve. Ky po i merr ato pak para që ka Shqipëria” u shpreh Dasharimir Shehi në qëndrimin e tij.  Kandidati i opozitës për deputet u shpreh se sot jemi në neodiktaturë dhe Partia Socialiste nuk e ka as demokracinë e brendshme që kishte dy dekada më parë.  Dashamir Shehi u shpreh se lista dhe fryma do ti japin fitoren Partisë Demokratike.

SHKARKO APP