Shehi: Jemi për reformë konsensuale
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka ndarë mendimet e tij në lidhje me miratimin e reformës në drejtësi, si dhe krijimin apo jo të një qeverie teknike pas këtij procesi, siç propozoi edhe kryeparlamentari Ilir Meta.
Sipas Shehit, duhet të pritet që të miratohet të enjten reforma në drejtësi e më pas të bëhen zgjedhje të balancuara.
“Qeveri e paanshme e çon vendin në zgjedhje të balancuara. Në Shqipëri zgjedhjet janë nën presionin e qeveritarëve. Nëse ka mocion mosbesimi do votoj si opozitar. Jemi për reformë konsensuale, i qëndroj besnik PD-së”, tha Shehi në një intervistë për News 24.
KOHA JONË SONDAZH

