Shehi:Të fiksohet në Kushtetutë, qeveri teknike 3 muaj para zgjedhjeve

Kreu i LZHK-së dhe aleati I Bashës në koalicionin opozitar, Dashamir Shehu, ka insistuar së fundmi në propozimin e tij për qeverinë teknike. Sipas Shehit për të krijuar besimin e humbur mes palëve për zhvillimin e zgjedhjeve duhet që edhe në tre proceset e ardhshme zgjedhore të krijohen qeveri teknike.

“Ne do të donim një qeveri që në dy apo tre muajt e fundit të jetë e shkëputur nga interesat e kësaj mazhorance që është sot. Unë personalisht e kam shtrirë edhe idenë që kjo lloj qeverisjeje të fiksohet në Kushtetutë që të paktën për 10 – 15 vitet e tjera kushdo qoftë në qeveri, në 2-3 muajt e fundit duhet ta dorëzojë. Ky nuk është transferim pushteti nga njeri krah në krahun tjetër, por një mënyrë për ta distancuar pushtetin nga kutia e votimit. Ky nuk është një avantazh që po ia marrin PS-së, do t’ia rikthenim edhe në kohën kur të jemi në pushtet për të krijuar besimin reciprok përsa i takon zgjedhjeve.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?