Shehu: Irani, zonë e rrezikshme, Shqipëria të qëndrojë në krah të SHBA!

Po a rrezikohet vendi ynë nga ky konflikt, pas dëbimit para 1 viti të ambasadorit iranian dhe prezencën së një pjesë të konsiderueshme të kundërshtarëve të regjimit iranian?

“Ne si vend duhet të qëndrojmë pranë SHBA në luftën ndaj terrorizmit dhe kundër radikalizmit. Së dyti SHBA. për ne janë shumë të rëndësishme. Në nivelin e sigurisë a ka rrezik Shqipëria? Ne do të jemi dhe gjithmonë të sigurt nëse qëndrojmë pranë SHBA. Jo vetëm sot por dhe në historinë tonë. Rreziku nëse largohemi nga Amerika”, shprehet Shehu.

Dëbimi i mësuesit turk Harun Celik, për Shehin është një veprim ku shkelen të drejtat e njeriut. “Nga ato që kemi parë dëbimi i mësuesit turk një veprim abuziv I cili mund të quhet dhe rrëmbim personi. Bie ndesh me parimet ndërkombëtare ku mbrohen të drejat e azilantëve. Në këtë mënyrë Shqipëria shkel 2 element të rëndësishëm,  shkel parimet perëndimore mbi të cilat do ndërtohet shteti shqiptar dhe I së drejtës dhe detyrimet që ka në OSBE. Këto veprime me të huajt në shqipëri nuk mund të mos lidhet me shkeljen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Duhet bërë një investigim në lidhje me dëbimin, pasi shkelja dhe cenimi I konventave për një person qoftë dhe të huaj është në këmbanë që bie për të gjithë. Politika jonë një politikë vasaliteti e cila deformon zbatimin e konventave për një shtet që kërkon që të jetë anëtar i BE”, deklaron Tritan Shehu.

Për Shehin marrja e kryesimit të OSBE jep pak shpresa për zgjidhjen e krizës politike në vend. “Marrja e presidencës na ka kthyer në një moment qesharak. OSBE. Është një institucion që siguron zgjedhje të lira, gjë që nuk ndodh në vendin tonë. Osbe mbështet pluralizmin, në Shqipëri kemi një parlament monist antikushtetues, me 42 deputetë pupac dhe pushtet lokal të tipit sovjet”, tha Shehu.

Ish ministri i jashtëm Tritan Shehu u shpreh se marrja e presidencës së OSBE nga vendi ynë është në një moment qesharak, ku një vend që ka krizë politike dhe nuk e ka zgjidhur atë, duhet që të ndihmojë vende të cilat kanë kriza të tilla, për zgjidhjen e tyre.

Shehu për Report Tv :Irani zonë e rrezikshme, Shqipëria të qëndrojë në krah të SHBA!

/Shqiptarja.com

SHKARKO APP