Shemsi Prençi: Personat me aftësi të kufizuara nuk mund të jenë të përjashtuar nga shoqëria. Do jem zëri i tyre në Parlament
Kandidati i LSI-së në Durrës, Shemsi Prençi është takuar sot me disa përfaqësues të komuniteteve me aftësi të kufizuar në këtë qytet. Në një mesazh në Facebook, Tushaj shprehet se ky komunitet nuk trajtohet nga shteti si pjesë e shoqërisë, pasi i mungojnë të ardhurat, pagesat, siguracionet dhe deri investimet në bashkitë e gjithë vendit për t’u lehtësuar jetën.
Prençi shton se në Kuvend do të jetë zëri i këtyre njerëzve që nuk mund të trajtohen si pjesë e përjashtuar nga shoqëria.
Postimi i Shemsi Prençit në Facebook:
“Sot pata mundësinë dhe kënaqësinë të takoja disa përfaqësues të komuniteteve me aftësi të kufizuar në qytetin e Durrësit.
I dëgjova me shumë vëmendje problematikat e tyre të përditshme dhe u mahnita nga dëshira e tyre për të jetuar dhe luftuar krahas vështirësive të tyre, jo vetëm nga aftësia e tyre ndryshe por dhe nga papërgjegjshmëria dhe lënia në harresë e këtyre kategorive nga instancat shtetërore. Me statistikë ky komunitet përbën 6.5% të shoqërisë shqiptare sipas CENSUS-it të vitit 2011, por si pasojë e aksidenteve automobilistike kjo përqindje është akoma më e madhe.
Sinjalistika e posaçme (sipas kategorisë së aftësive të kufizuara), vertikale, horizontale dhe akustike është një nga problematikat e tyre kryesore që i bën të jenë të rrezikuar dhe të përjashtuar nga bashkëjetesa në shoqëri. Këto kategori nuk trajtohen me pagën minimale, ndryshe nga se propogandohet çdo ditë, ndërsa për shoqëruesit e tyre nuk ka trajtim me pagë apo siguracione, në të zezë dhe shpeshherë janë familjarët e tyre që sakrifikojnë për të ju lehtësuar jetën këtyre individëve.
Biseda me këto kategori përveç sadisfaksionit personal, më obligon të jem një zë dhe mbështetës i fort i tyre në parlamentin e ardhshëm! Zotohem që do të jem përkrahës dhe ndjekës i problematikave të tyre dhe zbatimit të ligjit për punësimin dhe përfshirjen e tyre në shoqëri!”.
KOHA JONË SONDAZH

