“Shengeni i Ballkanit”, memet thumbojnë kryeministrin Rama
Gjatë këtyre ditëve, kryeministri i vendit Edi Rama ka qënë pjesë e organizimit në Novi Sad, në Serbi, që mendohet të lidhë tre shtetet Shqipëri – Serbi – Maqedoni e Veriut, në një mini – Shengen, pa viza midis shteteve dhe detyrime doganore.
Kjo përpjekje e qeverisë u përhap në opinionin publik dhe nga opozita, pasi injoron dhe anashkalon Kosovën. Në rrjet ka pasur edhe meme për këtë vizitë të Ramës në Serbi, duke e ironizuar se kryeministri e ka gjithmonë një Plan B, për të dalë nga halli: Po nuk u bë gjë me këtë Shengenin e Ballkanit … do bëhemi pjesë e Emirateve të Bashkuara Arabe”.