Shenjtërimi i Nënë Terezës, Basha: E mira triumfon gjithmonë mbi të keqen

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar 5 vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Për Bashën kjo ditë është një ditë krenarie për gjithë kombin shqiptar.

“Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës është një ditë krenarie kombëtare dhe reflektimi. Mënyra më e mirë për ta nderuar Shën Terezën është shndërrimi i misionit të saj në misionin tonë”,-shkruan Basha në Twitter.

Basha vlerësoi figurën e Nënë Terezës dhe u shpreh se misioni i saj duhet të jetë shembull frymëzimi dhe të nxisë shqiptarët që të bëjnë më shumë për vendin e tyre.

Postimi i plotë

Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës është një ditë krenarie kombëtare dhe reflektimi. Mënyra më e mirë për ta nderuar Shën Terezën është shndërrimi i misionit të saj në misionin tonë, i shembullit të saj në frymëzim dhe nxitje për të bërë më shumë dhe me përulësi për ata që janë në nevojë e pa mbështetje, të braktisurit e të sëmurët, për të sjellë shpresë për një jetë më të mirë për gjithë të rinjtë dhe të rejat që si të vetmen zgjidhje shohin emigracionin, me besimin se edhe në ditët më të vështira, e mira triumfon gjithmonë mbi të keqen!

SHKARKO APP