Sherr mes Ilir Metës dhe Fatmir Xhafes për reformën: Ule zërin! Nuk marr urdhra nga ty!
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetareve, Ilir Meta e quajti një situatë debatesh idiote politike atë që po ndodh me reformën në drejtësi. I nervozuar për mosmbledhjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi, Meta kërkoi që Fatmir Xhafa në Konferencën e kryetarëve. “Lojë idiote politike” e quajti Meta atë që ndodhi një natë më parë.
Meta ka kërkuar nga Fatmir Xhafaj dhe Gramoz Ruçi që të jenë të pranishëm.
“Ka bërë dhe disa insinuata dhe duhet të vijë këtu Xhafa dhe gjithë ekspertët të cilët nuk patën kurajo t’i thonin publikisht kur i ftova. I bëj thirrje z.Xhafaj të vijë këtu sepse boll janë vonuar procedurat parlamentare”, tha Meta.
Meta i kërkon publikisht Xhafës ( i cili nuk ishte ne mbledhje) pse nuk ka mbledhur mbrëmë komisionin e reformës në drejtësi. Pas kesaj kane vrapuar per ne mbledhje Fatmir Xhafa dhe Gramoz Ruçi, te urdheruar nga Rama qe te nxitojne e te ulen ne sallen e mbledhjes.
Meta: Xhafa kam një pyetje të lutem, pse nuk e ke mbledhur komisionin e Reformës në drejtësi dje, siç të kam thënë për të rakorduar çdo gjë për seancën e sotme?
Xhafaj: E para njëherë ule zërin
Meta: Jo nuk e ul zërin, sepse nuk dua të toleroj situata të tilla
Xhafaj: Kam 3 vjet që dëgjoj një parrullë tënden “Me qetësi dhe me dashuri”. Këtu të paktën dashuria ka ikur, por të paktën të rrijë qetësia
Sipas Ilir Metës, Fatmir Xhafa bëri insinutata te papranueshme një natë me parë dhe nuk e mblodhi Komisionin me pretendime absurde.
Por ka ndërhyrë egër Fatmir Xhafa mbërriti : “Ule zërin me mua! Nuk marr urdhra nga ty! Kemi kaq kohë që dëgjojmë një shprehje nga ty “Me qetësi dhe dashuri”. Dashuria iku, tani më i qetë!” i tha Fatmir Xhafa Ilir Metës ndërsa nisi shpjegimet për atë që ndodhi një natë më parë.
Me pas e ka marre fjalen kryetari i grupit parlamentar te PD-se Edi Paloka i cili tha se PD i qendron marreveshjes se djeshme derguar nga komisioneri Hahn dhe nuk levizim nga konsensusi, por duhet qe Fatmir Xhafa te mbledhe komisionin dhe ta miratoje. Ka nderhyre prape Xhafa i cili kerkoi falje kryetarit te Parlamentit per tonin ndaj tij dhe ka shpjeguar se pse nuk e mblodhi komisionin. Pas Xhafes shpjegoi Petrit Vasili ne emer te LSI se komisioni duhej te mblidhej dhe me konsensus duhet ta kalojme dhe sot.
Ne fund Ilir Meta ka bere thirrje qe konsensusi i drekes se dites se djeshme te konkretizohet nga komisioni parlamentar i Reformes ne Drejtesi dhe po sot ti kalj parlamentit qe te jemi korrekt me marreveshjen dhe premtimin bere SHBA dhe BE.
KOHA JONË SONDAZH

