Sherr në komisionin për CEZ/Balla: Berishën do e sjellë me forcë policia

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme, ish-kryeministri Sali Berisha paraqitet në Komisionin hetimor për ÇEZ, për të dëshmuar. Mbledhja nisi me debate.

Pak para se të hynte në sallë ish-Kryeministri, Arben Ristani kërkoi largimin nga kreu i këtij Komisioni të Taulant Ballës, pasi sipas tij ishte në konflikt interesi. Ai citoi nenin 17 të Kodit të Procedurës Penale.

“Ju nuk mund të drejtoni komisionin për konflikt interesi. Jeni dënuar për shpifje ndaj familjarëve të ish-kryeministrit”, tha Ristani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Taulant Balla reagoi. “Këtë mbledhje e drejtoj unë. Nuk vihet në Komision me duar në xhepa. E para njëherë, nuk ka patur një vendim të formës së prerë të gjykatës për këtë”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me nenin e cituar nga Ristani, Balla u përgjigj se për këtë duhej t’i drejtohen Kuvendit.  “Për këtë çështje duhet t’i drejtoheni një institucioni tjetër që ka ngritur dhe ka ndërtuar përbërjen e këtij Komisioni”, deklaroi ai. “Jeni në konflikt interesi. Ju nuk mund të drejtoni këtë seancë me këtë dëshmitar. Ju mund të drejtoni Komisionin me dëshmitarë të tjerë, por jo me dëshmitarin në fjalë”, deklaroi nga ana tjetër Arben Ristani. “Këtë mbledhje e drejtoj unë dhe ky Komision është një komision hetimor parlamentar. Unë nuk jam gjyqtar. Do kisha dashur shumë që të isha gjyqtar dhe të kisha të pandehur zotërinë përballë (Berishën), por nuk jam”, reagoi Balla.

Ulsi Manja e cilësoi të shterpë debatin.  “Komisionet hetimore duhet t’i qëndrojnë rregullores së Kuvendit dhe jo Kodit të Procedurës”, tha ai.
Ndërkohë, Berisha e quajti Taulant Ballën “të pafytyrë që mashtron dhe që është dënuar nga gjykata për shpifje kundër tij”. Pas debateve Berisha është larguar nga mbledhja e Komisionit ende pa nisur zyrtarisht. Deputeti i PD-së, Taulant Balla tha se do të dërgojë kërkesë zyrtare për sjelljen e Berishës  me polici në Komision.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=LIfZijE1vZw&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Debati

Ristani: Jeni në kushte të konflitit të interesit.

Balla: Mbledhjen e drejtoj unë. Unë nuk kam asnjë vendim gjykate të humbur. Bini vendimet e gjykatës.

Berisha: Mashtrim.Do sjell vendimet e gjykatave.

Balla:Silli, të bëjmë punën parlamentare njëherë.

Berisha: Është i dënuar me vendim të prerë.

Balla: Nuk ka asnjë vendim gjykate.

Berisha: Mos gënje.Je i dënuar dhe nuk ke paguar gjobë.

Balla: Nuk kam asnjë gjobë unë.

Ristani: Ka një problem, nuk mund të vazhdojë seanca kështu.

Ndreu: Berisha është dëshmitar, nuk është i pandehur.

 Manja:Ftoj kolegët të jemi racionalë.

Rsutani: Zbato kodin  e proçedurës penale. Paraqitni dorëheqjen kryetarit të Parlamentit.

Balla: E lexojmë shumë ndryshe ligjin.

Berisha: Propozimi im është ky.

Balla: Zoti dëshmitar ta jap unë fjalën. Je një frikacak që ke frikë të përgjigjesh. Komisioni ka për detyrë të zbardhë të gjitha përgjegjësitë e tua, po u shmangesh përgjegjësive. Kjo është dosja hetimore. Qëndro, ulu. Harroje se mund të largohesh nga mbledhja, se mund ti fshihesh deponimit para këtij Komisioni Hetimor.Do shoqërohesh me forcë. Ulu dhe dëshmo ( Berisha kundërpërgjigjet nga vendi)

Berisha: Unë e dija kush je ti, unë kam ardhur këtu për shkak të parlamentit.

Balla: Teatrin nuk e bëni dot këtu në Komision. Është teatër nga frika që ka ai përballë për të deponuar për çështjet. Bëni betimin dhe ju jap fjalën që të flisni.

Berisha: Zbato rregulloren. Rregullorja thotë: Mbledhjen e drejtoj unë, nuk e  drejton ti këtu. Ke bërë çke bërë në sallën e Parlamentit, këtu fjalën ta jap unë. Zotëria këtu më tha që ti do të vish, mund të më thoshte se jam në konflikt interesi. Po të isha unë gjyqtar dhe ti i pandehur e di ti se çfarë dënimi do merrje. Për fat të keq je ende dëshmitar. Nëse ky komision do të gjejë fajtor ne do të çojmë në Prokurori.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?