Sherr në Kuvend. Kryeministri: Ik vendos baste. Paloka: Ti merr drogë
Kryeministri Rama dhe kreu i Grupit të PD-së Edi Paloka kanë shkuar deri në fyerje e akuza personale me njeri tjetrin në Kuvend. Rama e pyeti publikisht Palokën nëse kishte humbur ndonjë bast së fundi, kurse Paloka deklaroi se kryeministri ishte i droguar, përdorues i kokainës.
DEBATI RAMA – PALOKA
Rama – Palokës: Ti vjen ketu për një tas supë, o lumëmadh, për një tas çorbë. Mos më ndërptit të lutem dhe ik vër ndonjë X2 se më kanë thënë se ke humbur shumë kohët e fundit. Më racional. Se kam merak se ke për të paguar edhe ato paratë e shpifjeve. Mos na ndërhy, se ti je për supë, ne jemi për punë. Ti je për supë.
(Ilaritet në sallë, ngre zërin Sherefedin Shehu)
Rama: Të enjten, jua kam thënë, të enjten jua kam kushtuar juve dhe kjo është puna që më detyroni të bëni. Do doja të bëja ndonjë punë më të fisme ditën e enjte, po ja që më duhet t’jua kushtoj juve. Mos më ndërprisni se nuk ju dëgjon dhe ai që duhet tju dëgjojë, mos bëni si pasionantë Spaho: Mos ofendoni ju lutem koleget
Paloka: Nuk kemi ardhur të dëgjojmë për tri orë të tëra deklaratat e Edvin Ramës që sot i mbajti më gjatë, se kishte hequr tre viza. Jap një shpjegim për ata që pyesin se pse ikën, hyn, del, zverdhet kryeministri. Ai që ne kemi kryeministër, drogohet, merr kokainë! Kjo është arsyeja e kësaj sjelljese. Pa i dalë doza, ai nuk pushon dot. Jam i detyruar të bëj këto deklarata jo shumë serioze për momentin, se më më detyroi.
Është e vërtetë që vë baste. E vë ndonjë herë. E vura dhe një për Shqipëri-Serbi, por humba. I vetmi që fitoi është Rama. U shkoi edhe në dhomat e zhveshjes lojtarëve serbë. Kush nuk e di, në dhomat e zhveshjes lopatarët rrinë edhe lakuriq. Rama është i bukur.
KOHA JONË SONDAZH

