Sherri i plotë/ Balla: Je i vetmi në botë që s’më shqetëson. Berisha: Përdhunues ordiner
Menjëherë pasi ka mbërritur në këtë Komision që drejtohet nga Taulant Balla, përplasja mes tyre ka qenë pa praninë e kamerave.
Pa nisur ende puna në Komisionin Hetimor të pranishmit janë përfshirë në një debat, ku Berisha ka tentuar më pas të marre fjalën, por kryetari Balla e ka ndërprerë.
Gjendja është acaruar dhe Berisha ka kërcënuar me largim nga Komisioni, por Balla i ka kthyer përgjigje duke përshkallëzuar situatën.
“Ti je përdhunues, ja çfarë je ti. Je në konflikt interesi o shpifës me vendim të formës së prerë”, i është kthyer Berisha, teksa është çuar në këmbë për t’u larguar nga salla.
Debati
Sali Berisha: Je i dënuar dhe nuk ke paguar gjobën
Taulant Balla: S’kam asnjë gjobë. Zoti dëshmitar betohuni se do të thoni të vërtetën.
Arben Ristani: Nuk mund të vazhdojë seanca kështu.
Taulant Balla: Ju lutem zoti dëshmitar gjeneralitetet, emri, atësia, mbiemri
Arben Ristani: Komisioni nuk mund të vijojë me prepotencë. Keni konflikt interesi në bazë të kodit të procedurës penale. Duhet të ndërrohet kryetari.
Taulant Balla: Nuk kam asnjë konflikt interesi.
Pjerin Ndreu: Nuk po bëjmë gjyq këtu, jemi një komision hetimor dhe po hetojmë një aferë. Zoti Berisha nuk është i pandehur por dëshmitar që ka dijeni për disa rrethana dhe fakte. Jemi në proces hetimi, jo gjykimi.
Ulsi Manja: Unë i ftoj kolegët të jemi racionalë në këtë komision hetimor, sepse ligji për komisionet hetimore e thotë qartë. Dispozitat aplikohen në komision aq sa është e mundur. Rregullorja e Kuvendit, në lidhje me zëvendësimin e kryetarit dhe anëtarëve, ka rregulla të tjera që i referohen kodit të rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Në cilën pikë të nenit 17 të kodit të procedurës penale bazohet kërkesa juaj. Kjo, pasi zoti Berisha është thirrur si dëshmitar. Mos i ngatërro palët në këtë proces zoti Ristani. të vazhdojmë këtë seancë të komisionit hetimor.
Arben Ristani i drejtohet Ballës: Ky komision i referohet kodit të procedurave penale e cila është shumë i mundur, se ky komision do dalë në një përfundim për faktet që ne mbledhim në këtë komision, të cilat janë pjesë e gjykimit tonë. Ne kemi detyrimin ligjor që të jemi të njëanshëm. S’duhet të kemi pengesa ligjore që na bëjnë të jemi të anshëm. Duke qenë në konflikt me Berishën, kjo tregon që ju nuk jeni objektiv në pyetjen e Berishës në seancë. Kështu jeni në konflikt e duhet të jepni dorëheqjen. Për këtë shkak ju s’mund ta drejtoni këtë seancë pasi jeni në konflikt interesi, të paktën seancën e sotme jo.
Taulant Balla: E drejtoj unë mbledhjen. Manja tha jemi në komision hetimor parlamentar. Kryetari drejton mbledhjen. Do doja të isha gjyqtar e të gjykoja zotërinjtë përballë.
Arben Ristani: Zbato kodin e procedurës penale. Paraqisni dorëheqjen . Referoju ligjit.
Taulant Balla i drejtohet Berishës: E drejtoj unë këtë mbledhje. Unë ta jap flajën. Nuk e mer dot kështu fjalën. Shiko çfarë frikacaku je, sepse ke frikë përgjigjen. Ti i shmangesh përgjegjësive të tua. Kjo është dosja hetimore ndaj teje betohu që do thuash të vërtetën, qëndro. Harroje se largohesh nga mbledhja dhe harroje se i fshihesh deponimit përpara këtij komisioni hetimor. Të citoj kodin penal: nëse nuk paraqitesh , do shoqërohesh me forcë. Ulu e dëshmo. Nuk ke konflikt interesi me kryetarin e këtij komisioni
Sali Berisha: Ti je përdhunues ordiner, por unë vij në respekt të parlamentit
Taulant Balla: Teatrin në këtë komision nuk e bën dot. Ti je shpifës ordiner. Ke frikë për të deponuar për çështjet për të cilat je thirrur dëshmitar. Komisioni qartëson lidhjet e dëshmitarit me aferën 414 mln euro. Ende nuk jeni në kushte për të marrë fjalën për aq kohë sa si dëshmitar nuk bëni betimin. Bëni betimin që të flisni. Pa e bërë betimin nuk mund të flisni. Fjalën e jap unë se unë drejtoj.
Taulant Balla: Fjalën ta jap unë, nuk e merr dot ti. Nuk mund të bësh këtu siç bën në Parlament. Këtu fjalën ta jap unë.
Sali Berisha: Je në konflikt interesi.
Taulant Balla: Nuk jam në konflikt interesi. Ndryshe do të ishte thënë kjo gjë kur u njoftua mbledhja. Tani qenke trembur zotrote se e drejtoj unë, mbledhjen. Më lër të bëj punën që më është dhënë.
Sali Berisha: Respekto rregulloren. Je i dënuar me vendim të formës së prerë.
Taulant Balla: Mos tento të dëmtosh punë e këtij komisioni. Unë e di që kishe frikë të vijë në këtë komision. Kërkesa nuk është depozituar ende nga nënkryetari i këtij komisioni. Depozitojeni kërkesën, le të ndjekë të gjithë procedurën parlamentare. Këtu jemi në punën e komisionit hetimor. Z.dëshmitar të tërheq vëmendje për të fundit herë, që fjalën në këtë komision ta jep kryetari…
Sali Berisha: Që është një ordiner.
Taulant Balla: Je i vetmi njëri në këtë botë që nuk më shqetëson. Keni bërë një kërkesë që gjoja unë qenkam në konflikt interesi me atë. Ka ndonjë shqiptar që mund ta besojë. Këtë.
Sali Berisha; Çështja është a je i dënuar apo jo?
Taulant Balla: Jo. Nuk është e vërtetë. I kam fituar të gjitha gjyqet me familjarët e tu, e do vazhdoj.
Sali Berisha largohet nga Komisioni.
Taulant Balla: I bëj thirrje sekretarit të komisionit të bëjë gati shkresën drejtuar Policisë, që dëshmitari të sillet me forcë në komisionin hetimor parlamentar. Berisha sot tregoi që ka frikë sikurse e dinë gjithë shqiptarët që të dalë para drejtësisë. Edhe sot u dëshmoi qytetarëve shqiptarë që ky person i frikët përballjes, dhe ka frikë të japë dëshmi për çështje të rëndësishme, sikurse është afera 414 mln euro, që e përfshin zotërinë si përgjegjës.
KOHA JONË SONDAZH

