Sherri masiv në Palasë, deputeti Braçe: Pastroni mjedisin nga ky llum i ”Vipa-ve”

Deputeti i PS-së, Erion Braçe shpreh revoltën e tij për sherrin masiv që ka ndodhur në Palasë, ku disa persona janë rrahur dhunshëm me njëri-tjetrin, teksa ndodheshin në një lokal në një rezort luksoz në jug të vendit. Ai i bën thirrje autoriteteve policore që të pastrojnë mjedisin publik nga këta persona. Sipas Braçes, këta persona që pretendohet të jenë  ”VIP” në fakt janë llumi i shoqërisë, që shkojnë në këto zona bregdetare vetëm për të treguar pushtetin e parave të tyre kriminale, të pakontrolluara nga autoritetet.

”E para-pastroni mjedisin publik nga këta. Këta nuk pushojnë, nuk janë në breg për pushime, por për të treguar e imponuar statusin e tyre VIP-llëkun; këta dhe ato bashkë me këta. Ambientet tona nuk mund të jenë ambjentet e këtyre, nuk mund te jemi bashkë kurrë!

E dyta-pastroni sektorin e shërbimeve nga ky model biznesi, në shumicën e tij edhe informal; është ky biznes që thërret këtë llum dhe paratë e këtij llumi; i përulem çdokujt në bregun e këtij vendi që shëerben për njerëz normale, synon njerëz normal dhe respekton buxhetet e tyre, fiton në këtë mënyrë e ofron qetësi, argëtim e siguri njëherësh; ky është ambjenti jonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E treta-shumë bëjnë të gjithë bashkë, police, hetues, prokurorë, gjykatës, kontrollore të tjerë që merren me pasuritë e politikanëve; po me paratë e këtij llumi dhe këtij modeli biznesi do merret kush? Këta pa para nuk janë asgjë, hiç, zero”, shkruan ndër të tjera deputeti socialist”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?