Shfuqizimi i ligjit për studentët e mjekësisë, Tabaku: Jemi në shërbimin e qytetarëve jo veç duke denoncuar

Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e studentëve të Mjekësisë për ligjin që i detyron ata të punojnë 5 vite brenda vitit, përndryshe nuk marrin diplomën. Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, thotë se vendimi dëshmoi se institucionet janë një shans për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Ndërsa nisma u çua në Kushtetuese nga një grup studentët dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Tabaku thekson se kjo është një provë e fortë se opozita është në shërbimin e qytetarëve jo vetëm duke denoncuar por edhe duke punuar për to.

Postimi i plotë

Kur politika është në shërbim të qytetarëve! Një grup studentësh patën vizionin, vendosmërinë dhe besimin për ta çuar betejën e tyre në institucione. Patën besimin se së bashku me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike do të mund të zhbënin nismën antikushtetuese të ndërmarrë nga qeveria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, padia e dorëzuar në GJK nga palët dëshmoi vërtetësinë dhe sinqeritetin e kauzës. Dëshmoi se institucionet janë një shans për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Shfuqizimi i detyrimit për studentët e mjekësisë të qëndrojnë në Shqipëri për 5 vite pas përfundimit të shkollës është fitorja e studentëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëkohësisht dhe një dëshmi se si politika mund t’i shërbejë qytetarëve. Një provë e fortë se si opozita është në shërbimin e qytetarëve jo vetëm duke denoncuar por edhe duke punuar për to. E gjitha kjo mund të arrihet përmes institucioneve, forcës së argumentit dhe vërtetësisë së bindjeve se bashkë mund t’ia dalim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?