Shkakrimi i Manjanit/Basha: Rama provoi se është peng i krimit, ndërsa Meta peng i Ramës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka komentuar pak minuta më parë shkarkimin nga ana e kryeministrit të ministrit të drejtësis, Ylli Manjani. Sipas Bashës, Manjani u shkarkua pasi klanet kriminale tashmë bashkëqeverisin me kryeministrin dhe qeverinë. Sipas tij, kreu i qeverisë nuk dha asnjë shpejgim për këtë shkarkim.

“Ministri Manjani u shkarkua sepse ai foli për krimin që ka marrë peng qeverinë. Manjani theu kodin e heshtjes që Rama i ka imponuar një qeverie të zhytur në krim e drogë. Deklaratat e Manjanit janë një tjetër pohim i akuzave të opozitës, të lidhjes së qeverisë me krimin. Rama s’ka nevojë për aleat politik, as për Ilir Metën. Ai ka fuqizuar një aleancë private dhe kriminale dhe mban pushtetin me krimin. Arroganca që shkarkoi Manjanin dhe detyroi Metën është sinjal i krimit. Rama është peng i krimit dhe Ilir Meta peng i tij. Zgjidhja është largimi i tyre”, deklaroi Basha.

Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha: Manjani theu kodin e heshtjes:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot qeveria Rama-Meta i la vendin qeverisë Rama-Tahiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klanet kriminale me përfaqësues Sajmir Tahirin janë sot bashkëkryetarë të qeverisë.

Edi Rama as nuk denjoi t’ju japë sot shqiptarëve një shpjegim se pse e shkarkoi ministrin Manjani.

Kryeministri duhet të kishte një shpjegim për njerëzit. Cfarë dinë shqiptarët nga ai? Cfarë motivimi ju ka dhënë për shkarkimin e ministrit?

Por sigurisht shqiptarët e dine se pse.

Ministri Manjani u shkarkua sepse foli hapur për krimin që ka marrë peng qeverinë, për drogën, për Balilin, për urdhërimin me telefon të gjyqtarëve nga Rama, për tenderat dhe koncesionet korruptive.

Kjo është arsyeja. Manjani theu kodin e heshtjes. Manjani theu OMERTA-n që Rama i ka imponuar një qeverie të zhytur në krim, drogë dhe korrupsion.

Deklarata e Manjanit është një tjetër konfirmim i të vërtetave që opozita ka denoncuar këto 3 vite.

Propaganda qeveritare nuk mund ti mbulojë më këto të vërteta.

Lidhjet e qeverisë me krimin, drogën, dhe rrezikun për zgjedhjet e lira i denoncoi edhe një tjetër ministër i kësaj qeverie, madje kumbari i koalicionit të 1 prillit, Lefter Koka.

Por sot Edi Rama nuk ka më nevojë për asnjë aleat politik, as për Ilir Metën. Sot Edi Rama nuk ka më nevojë për një qeveri politike. Ai ka ngritur dhe fuqizuar një aleancë interesash private dhe kriminale dhe pushtetin e tij e mban në këmbë me anë të krimit dhe parasë.

Arroganca me të cilën Rama shkarkoi sot Ministrin Manjani dhe nënshtroi Ilir Metën është shprehje e sigurisë që jep pushteti i krimit dhe i parasë.

Eshtë edhe një sinjal i qartë për këdo që guxon të përmendë apo kritikojë lidhjet e krimit me qeverinë dhe korrupsionin e qeverisë.

Me shkarkimin e Manjanit u provua edhe njëherë se Edi Rama është peng i krimit dhe Ilir Meta peng i tij.

Pengjet e krimit dhe korrupsionit nuk mund të luftojnë as krimin as korrupsionin. Zgjidhja është largimi i tyre.​

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?