Shkarkimi i Çuçit, Bardhi: Dorëzimi i Ministrisë në duart e krimit, kapitullim i shtetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për ndryshimet në Qeveri, të bëra publike pak më parë nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Bardhit, vetëm në Qeverinë Rama ndodh që emërohen për të forcuar dhe konsoliduar lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes.

“Dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit”, shkruan ndër të tjera Bardhi.

“Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që emërohen për të forcuar dhe konsoliduar lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes!

Akti i sotëm i Edi Ramës është shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që solli shkarkimin e merituar të ish Ministrit Çuçi! Dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit”, shkruan Bardhi.

SHKARKO APP