Shkarkimi i Gledis Nanos, Koka: Kam frikë se mos ka ikur me ndonjë USB nga zyra, di që ka informacion pikant për Ramën
Gledis Nano u shkarkua si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit por pikëpyetjet dhe aludimet mbi largimin e tij vijojnë.
Gazetari Bledian Koka në një intervistë për Rtv Ora zbuloi një shkak të mundshëm, që ai thotë se e ka si informacion.
Gazetari Koka tha: Rama fitore të tilla pastë por kam hallin mos zoti Nano ka ikur me ndonjë USB nga zyra. Ky është shkaku që me shumë gjasë i kushtoi karrierën zotit Nano. Informacioni që unë kam është se zoti Nano ka një informacion shumë pikant për zotin Rama, se me përgjime, se me video, se me xhirime këtë nuk di të ta them”,
Për Kokën, Nano ruajti aq integritet sa të mos bëhet “mish për top” për hallet e Ramës dhe kjo ishte arsyeja që refuzoi dorëheqjen.
KOHA JONË SONDAZH

