Shkarkimi i Manjanit, Veliaj: Është detyrë e kapitenit (Rama) të vendosë për ekipin

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj duke komentuar ngjarjet e fundit politike tha se Partia Socialiste vijon të jetë forca udhëheqëse në vend dhe e fokusuar në gjerat e rëndësishme që kanë më shumë impakt tek qytetarët.

“Unë e kuptoj urinë mediatike, por një parti e matur është e fokusuar tek gjerat e rëndësishme, janë ato që japin ushqim tek çdo shqiptar. Harxhimi i kohës me telenovela nuk i bën mirë Shqipërisë. Qytetarët presin që qeveria të bëjë punë, pasi kjo u interesionmë shumë. Di të them se bashkimi bën fuqinë dhe ne jemi më të bashkuar se kurrë. Unë investoj në këtë ekip, sepse është ekipi është më i fortë.’- tha Veliaj.

Ndërkohë i pyetur për shkarkimin e ministrit të drejtësisë Ylli Manjani nga kryeministri Rama, Veliaj tha se është detyrë e ‘kapitenit’ të vendosë për ekipin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk jam anëtar i qeverisë, por sigurisht është ‘kapiteni’ ai që vendos për skuadrën. Unë lashë skuadrën përshembull për të krijuar një tjetër ekip. PS është forca kryesore.”- u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prononcimi i plotë i Veliajt pas mbledhjes së Kryesisë së PS:

Veliaj: Unë e kuptoj urinë mediatike, ka gjithmonë nevojë për telenovelë çdo ditë, do të ketë nevojë për një episod ,por unë besoj një parti e matur është e fokusuar tek gjërat e rëndësishme. Ajo që po ndodh në qytetet e Shqipërisë, këto reforma që po ndodhin në Shqipëri janë besoj gjëra të rëndësishme, janë ato që vënë ushqim në tryezën e çdo shqiptari, janë ato që tregojnë kujdesje për familjen e secilit prej atyre që jetojnë në Shqipëri. Janë këto përkujdesje për qytetet tona,edhe për zhvillimin urban dhe besoj çdo harxhim kohe me telenovela për gjëra të së shkuarës, nuk i bëjnë mirë Shqipërisë. Ndaj dhe besoj që qytetarët që ju ndjekin, të gjithë ata që votojnë, të gjithë ata që paguajnë taksa, presin ta shohin qeverinë në punë, presin që t’i shohin kryetarët e bashkive në punë.

 Unë kam qenë anëtar i qeverisë, me nostalgji kujtoj që funksionon si ekip, edhe unë di të them që sot si një drejtues i ekipit tjetër në pushtet vendor, di të them gjithmonë që ekipi është shumë herë më i rëndësishëm se secili prej individëve,përfshirë dhe mua. Ndaj edhe besoj që kur kemi një ekip që është i fokusuar, çdo gjë mund të arrihet. Besoj që bashkimi bën fuqinë. Sot duhet të jemi më të bashkuar se kurrë dhe besoj, ajo që thashë është që sot meritojmë të gjithë, si media, si shoqëri, si politikë, të jemi të fokusuar në nevojat e vendit.

Bisedat dhe telenovelat politike nuk çojnë bukë në shtëpinë e asnjërit, nuk hapin asnjë vend pune, nuk ndërtojnë, nuk i bëjnë qytetet më të pastra, nuk ndërtojnë më shumë shkolla. Këto janë temat që kanë rëndësi, kjo është arsyeja pse u mblodhëm sot si kryesi. 

Jemi të vendosur për të pasur një fitore akoma më të thellë këtë vit, ku sigurisht edhe bashkitë do të kenë një rol, sepse unë besoj që fati i punëve të nisura që dëgjohen edhe në sfond, në Tiranë ka të bëjë patjetër me suksesin e kësaj qeverise, sepse ne kemi parë se si qytetet janë sabotuar, janë neglizhuar, degjeneruar kur kemi pasur qeveri që s’kanë pasur lidhje me civilizimin, urbanizimin e qytetërimin. Unë investohem në këtë ekip, si një anëtar i këtij ekipi, duke pranuar gjithmonë që gjithmonë ekipi është më i rëndësishëm se secili prej nesh.

 Për shkarkimin e z. Manjani?

 Unë s’jam anëtar i qeverisë, por di të them këtë, që në një qeveri dhe në një skuadër ku unë kam bërë pjesë, që është ajo e Edi Ramës, i cili është kapiteni i ekipit, sigurisht që është drejtimi i kapitenit, ashtu si edhe në një skuadër të një loje tjetër, drejtimi i kapitenit është ai që jep vizionin e qeverisë, që mbledh skuadrën dhe që vendos kush rri e kush ikën në skuadër. Në një moment u vendos që unë të lija skuadrën, për të bërë një ekip e skuadër tjetër, ndaj edhe them ka gjëra shumë më të rëndësishme dhe siç them gjithmonë, ka më shumë gjëra që na bashkojnë se na ndajnë.

 PS i ka ndezur motorët për të ecur vetëm në 18 qershor apo…?

 I ka ndezur motorët për një partneritet strategjik, ku sigurisht forca kryesore është PS, është forca kryesore në pushtet vendor, në Parlament, forca kryesore në qeveri. Me aleancën që kemi me LSI është një projekt strategjik. Unë gjithmonë besoj, si dikush që është investuar tek e majta, që ky është një projekt përtej një mandati. Për shumë të majtë është konceptuar si një projekt i bashkimit të së majtës përtej datave elektorale dhe besoj se kështu do jetë. Ju uroj shumë sukses!

 Brenda LSI ka zëra kundër për koalicion, brenda PS ka të tillë?

 Nuk ka zëra kundër

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=7FFIhpBcF2Q&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?