Shkarkohet nga detyra Ylli Manjani

Shkarkohet nga detyra ministri i Drejtësisë Ylli Manjani., në vend të tij emërohet Petrit Vasili.

Përmes një njoftimi të zyrës së shtypit Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot lirimin nga detyra të Ministrit të Drejtësisë Z. Ylli Manjani dhe emërimin në këtë detyrë të Z. Petrit Vasili.

Shkresa e Ramës ku mungon dhe motivacioni i shkarkimit të ministrit Manjani

Shkresa i  është dërguar dhe Presidentit të Republikës Bujar Nishani.

Kryeministri Edi Rama ka firmosur lirimin nga detyra të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dhe emërimin në këtë detyrë të zotit Petrit Vasili”

Shkresa e shkarkimit të tij erdhi vetëm dy orë nga takimi që kryeministri Rama pati sot me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta në kryesinë e kuvendit.

Rreth orës 13:00 YllI Manjani në konferencë për median.

Orë ankthi në koalicion

Koalicioni PS-LSI po kalon orët e ankthit. Takimi mes kryeministrit Rama dhe aleatit të tij, Ilir Meta në kryesinë e Kuvendit duket se ka prodhuar diçka. Ndërsa nuk dimë nëse do shkarkohet ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, një gjë është e sigurt, Meta sapo e ka thirrur në zyrën e tij, aty ku më herët kanë shkuar edhe dy ministra të tjerë të kabinetit, bashkëpunëtorët e tij më të afërt, kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ministrin e Transporteve, Sokol Dervishaj dhe atë të Integrimit, Klajda Gjosha. Ardhja e tyre ka qenë e menjëhershme, aq sa Gjosha e Rama janë shkëmbyer në shkallët e kryesisë së Kuvendit.

Lajmi për shkarkimin e ka komentuar edhe vetë, ministri Manjani. Me anë të një statusi në profilin e tij në “Facebook” ai ka bërë të qartë se jo vetëm nuk ka një njoftim zyrtar për shkarkimin nga detyra por saktëson se as ka dhënë dhe nuk ka ndër mend të japë dorëheqjen.

Më poshtë reagimi i ministrit të drejtësisë në Facebook.

Mirëmbrëma,
Miq e të njohur më informuan këtë mbrëmje të diele, që portalet kanë shkruar mbi dorëheqjen e më pas shkarkimin tim nga Qeveria. Këto lajme lidhen edhe me anulimin e një konference për shtyp timen.

Dëshiroj tu informoj se:

1. Nuk kam dhënë doreheqje nga detyra! Smë ka shkuar ndërmend një gjë e tillë!

2. Nuk kam asnjë njoftim zyrtar që të jem shkarkuar!

3. Konferencën për shtyp e kisha thirrur për të anoncuar paketën e ndryshimeve në legjislacionin Penal pas dakortësimeve që kam marrë nga kolegët e mi ministra dhe aktorë të tjerë të interesuar!

E anulova këtë gjë për arsye thjesht shëndetësore!

SHKARKO APP