Shkatërrimi i grupit kriminal, reagon ministri Xhafaj

Operacioni “Forca e Ligjit” goditi një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit. Lidhur me këtë operacion, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në një postim në Twitter, ai shkruan për këtë superoperacion.

”Një tjetër super-aksion policor në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” nga ana e Task Forcës Speciale Qendrore së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Operacioni “Forca e Ligjit” goditje ndëshkuese njëkohësisht në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam (Holandë), me disa të arrestuar për një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit. Detajet në Konferencë për media, sot në 10:00, në Policinë e Shtetit”, shkruan Xhafaj.

Bëhet fjalë për operacionin e ndërmarrë gjatë ditës së djeshme për të cilën deri tani mësohet se është ndaluar Safet Bajri dhe disa persona të tjerë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet. Detajet e operacionit do të mësohen sot në orën 10:00, në një konferencë nga Policia e Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?