Shkëlzen Berisha “merr në telefon” prokurorinë: Pse nuk i hetoni akuzat e Manjanit?

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka kërkuar nisjen e hetimeve nga prokuroria pas deklaratave të Ylli Manjanit që u shkarkua sot nga detyra si Ministër i Drejtësisë.

Në një status në “Facebook” ku Shkëlzen Berisha do të ‘përmendë’ prokurorinë duke i bërë një thirrje telefonike rikujton akuzat e Manjanit, paralajmërimin e Petrit Vasilit dhe thëniet e Lefter Kokës për drogën.

Djali i ish-kryeministrit pyet nëse ka ndonjë nen në kodin penal ku thuhet se akuzat për drogën nuk duhen hetuar nëse bëhen nga ministra.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Aloooo prokuroria …
Ministri që iku (Manjani) tha se e shkarkoi droga. Ministri që e zëvendësoi (Vasili) këshillonte publikisht kolegët deputetë të kishin kujdes nga droga që do u fuste në makinë ministri i rendit (Tahiri). Ndërsa ministri që nuk lëvizi (Koka) tha se na ka mbytur droga.
A ka ndonjë prokuror apo gjykatës që i dëgjon këto akuza për drogë apo mendojnë se janë akuza politike dhe prandaj nuk ja vlen të hetohen?
Nuk di në cilin nen të kodit penal thuhet se akuzat për përdorimin, menaxhimin apo trafikimin e lëndëve narkotike nuk duhen hetuar nëse bëhen nga ministrat!?!”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?