Shkëlzen Berisha: Rama ne boten e Jaguareve!

 

Nga Shkëlzen Berisha

Shqiptaret qe ikin nga varferia dhe mjerimi, jane sot azilkerkuesit e pare ne Europe dhe te dytet ne bote pas sirianeve qe largohen nga ISIS-i dhe Asadi. Sipas Bankes Boterore me shume se 1/3 e shqiptareve jetojne ne mjerim. Sipas Instat kete dimer mbi 20% e tyre nuk do kene para per t'u ngrohur. Kaq do te dilte e tepronte, per ta bere jovetem te zymte, por dhe te pasigurte karriken e cdo pushtetari ne nje vend demokratik, por ne Shqiperi kryeministri jeton ne nje bote tjeter me halle dhe sfida krejt te ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai pikturon teksa njerezit largohen, madje shkon e cel ekspozita pikturash (nese mund te quhen te tilla) bash ne vendet kur qytetaret qe mashtroi me turlifare premtimesh kane emigruar per t'i shpetuar mjerimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptaret permbyten por hallin duhet ta zgjidhin me Zotin jothjesht se faji eshte i Tij por se Rama ka njoftuar mediat per pazarin e fundjaves dhe disa qytete nen uje nuk jane aresye e forte per te ndryshuar program dhe skenar.

Mijera familje qe nuk kane mundesi te paguajne dritat, ashtu si ne mesjete, zhyten ne erresire te plote me perendimin e diellit, por kryeministri ne vend te shkollave, spitaleve e rrugeve, qe premtoi si justifikim per te mbledhur dhunshem faturat e energjise, sot parate e zhvatura nga njerezit me te varfer te Europes, i perdor per te jetuar bashke me ministrat ne boten e Jaguareve.

Shqiptaret nuk drejtohen nga qeveritare te paafte qe te luftojne varferine, por nga pushtetare te pafytyre dhe arrogante qe tallen me mjerimin e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?