Shkencëtarët: Pacientët e prekur nga Covid-19 kanë probleme në tru për vite me radhë

Pacientët që kanë kaluar Covid-19, shpesh kanë raportuar se vuajnë nga dhimbje koke, konfuzion mendor dhe simptoma të tjera neurologjike. Tani shkencëtarët nga Universiteti Tulane, të udhëhequr nga Tracy Fischer, profesor i asociuar i mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Qendrën Kombëtare të Kërkimit të Primatëve Tulane, kanë detajuar se si virusi vijon edhe ndikon në sistemin nervor qendror. Studimi u botua në revistën “Nature Communications” . Të njëjtat gjetje janë vlerësimi i parë gjithëpërfshirës i neuropatologjisë së lidhur me SARS-CoV-2, në një model jo njerëzor.

Ekipi identifikoi inflamacion dhe lëndim të rëndë të trurit në përputhje me rrjedhjen e reduktuar të gjakut ose oksigjenit në tru, duke përfshirë dëmtimin e neuroneve dhe vdekjen.

U konstatua edhe gjakderdhje e lehtë. Konstatimi se këto manifestime ishin të pranishme te individët që nuk kishin pasur probleme të mëdha të frymëmarrjes në lidhje me infeksionin Covid-19, ishte befasuese. Tracy Fischer , e cila ka studiuar trurin prej vitesh, ka filluar punën e saj nga pranvera e 2020, duke analizuar indin e trurit të disa individëve të infektuar me koronavirus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjetjet fillestare të shkencëtarit që dokumentojnë shkallën e dëmtimit të trurit të vërejtur te pacientët me Covid-19, kërkonin hetim të mëtejshëm vitin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Meqenëse njerëzit nuk shfaqnin simptoma të rëndësishme të frymëmarrjes, askush nuk priste që ata të kishin çrregullime të trurit edhe në një masë të caktuar”, shpjegoi ekspertja.

Rezultatet e hetimeve, në përputhje me studimet e autopsisë të kryera tek njerëzit që kanë vdekur nga Covid-19 kanë treguar që primatët jo-njerëzor mund të shërbejnë si model për studimin e sëmundjes.

Prandaj ekipi arriti në përfundimin se komplikimet neurologjike , të cilat shpesh janë simptomat e para të infeksionit, mund të jenë të rënda dhe të vazhdueshme. Ato gjithashtu prekin këdo pa dallim: në të gjitha moshat dhe në prani ose mungesë të sëmundjeve shoqëruese.

Fischer dhe kolegët e tij shpresojnë se ky hulumtim do të ndihmojë në të ardhmen për të kuptuar më mirë mekanizmat me të cilët Covid-19, ndikon në sistemin nervor qendror dhe për të ofruar një zgjidhje mjekësore për të gjithë ata pacientë që luftojnë me simptoma pak a shumë të theksuaIl Giornale,/Si

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?