“Shkodra Jazz Festival 2023″/ Benet Beci: Sonte në mbrëmje Scanderbeg Chamber Orchestra do të jenë në skenë
“Pas javëve të suksesshme të master klasave në disiplina të ndryshme, artistë shqiptarë e të huaj kanë performuar gjatë këtyre mbrëmjeve në sheshin para Bashkisë Shkodër, në netët e koncerteve përmbyllëse të “Shkodra Jazz Festival 2023″.
Sonte në mbrëmje Scanderbeg Chamber Orchestra do të jenë në skenë në natën e fundit të edicionit të 14, një festival tashmë tradicional që organizohet nga Shoqata Kulturore “Rrok Jakaj”, me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe partnerëve të tjerë.
Suksese të gjithëve!”, shkruan Benet Beci në rrjetet sociale.

KOHA JONË SONDAZH

