Shkodra nisi punën, Benet Beci duke pastruar me ministrat Spiropali dhe Kumbaro. I përgëzon Rama
Nga Jonida Halili-
Nuk ndalon Benet Beci. Sot ai ishte në krye të aksionit të pastrimit në zonat e bashkisë së Shkodrës. “Ky është hapi i parë i një plani të mirëmenduar pune që do të vijojë gjatë gjithë sezonit dhe jo vetëm”, thotë Beci. Dhe më tej kryebashkiaku shkodran shton se “Në diskutim me banorë të zonës, problematikat janë konkrete, nevoja për të ndërhyrë e menjëhershme. Vullneti i institucioneve qendrore e lokale është maksimal, ndaj puna do të vijojë përtej këtij aksioni disaditor. Pastërtia në të gjithë territorin e veçanërisht në zonat turistike, është domosdoshmëri jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve e të mjedisit, por parakusht për zhvillimin e turizmit”. Ai nuk harron të falenderojë vullnetarët e institucionet që u anagazhuan, e në mënyrë të veçantë Forcat e Armatosura, ministren e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Kumbaro, drejtuesen politike, znj.Spiropali dhe prefekten, znj. Angoni.
Benet Beci dhe Erion Veliaj janë kryebashkiakët model të sotëm që i përkushtohen mjedisit dhe turizmit.
Pas kësaj që bëri Shkodra ka reaguar kryeministri Rama. Ai shkruan: “PO NDODH. Në Velipojën turistike, që me erën e re të menaxhimit të krejt bashkisë së Shkodrës, s’ka për të humbur më asnjë çast pas dekadash të shkuara dëm! Velipoja i bashkohet nismave të pastrimit e të përgatitjes së një sezoni veror më në fund pa plehra”- përfundon kryeministri.