Shkodra po ndryshon pamje, Benet Beci: Rikualifikimi i pallateve në bulevardin “Mehmet Pashë Plaku”

Një tjetër hap drejt transformimit urban po realizohet në hyrje të qytetit të Shkodrës. Blloku i pallateve në bulevardin “Mehmet Pashë Plaku” po merr një pamje të re, falë ndërhyrjes së Fondit Shqiptar të Zhvillimit në kuadër të paketës së dytë për rikualifikimin e pallateve.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë këtë lajm përmes një statusi në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e investimeve të tilla për përmirësimin e jetës urbane dhe estetike të qytetit.

Postimi i plotë: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëmëngjes!
Blloku i pallateve në hyrje të qytetit, në bulevardin “Mehmet Pashë Plaku”, po merr pamje. Ky investim vjen në kuadër të paketës së dytë të ndërhyrjes për rikualifikimin e pallateve me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?