Shkon në 50 mijë numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri

E ka tejkaluar shifrën e 50 mijë jetëve të humbura, bilanci nga tërmetet shkatërruese që goditën kufirin turko-sirian dhe që lëkundjet nuk kanë të ndaluar.

Që prej tërmeteve të 6 shkurtit, sipas agjencisë turke të fatkeqësive natyrore, janë regjistruar mbi 9.000 pasgoditje. Pothuajse 530.000 persona janë evakuuar vetëm nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi. Turqia më 24 shkurt po ashtu bëri të ditur se ka nisur punën fillestare për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmetet.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është zotuar se do të rindërtojë të gjitha shtëpitë brenda një viti, edhe pse ekspertët kanë paralajmëruar se autoritetet duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi sigurisë së ndërtesave sesa shpejtësisë së ndërtimit të tyre.

SHKARKO APP