Shkullaku: Po shkojmë drejt regjimit totalitar me duartrokitjen e SHBA dhe BE

Analisti dhe gazetari Armando Shkullaku është shprehur se Shqipëria po shkon drejt një regjimi totalitar.

I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Shkullaku tha se Rama po merr të gjitha pushtetet dhe kjo po ndodh edhe me duartrokitjen e SHBA dhe BE.

“Një njeri i vetëm po merr gjithë pushtetet. Ne po shkojmë drejt një regjimi totalitar paraprakisht. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk po shkojmë me dhunë me burgje sepse jetojmë diku tjetër por po shkojmë herë duke blerë dhe herë duke u shitur, herë duke mbyllur gojën, herë duke përdorur instrumenta ligjorë dhe pse jo duhet ta themi duartrokitjen herë pas herë të ambasadës së SHBA dhe BE.  Nuk më vjen çudi që nesër pasi të miratohet paketa të dalin në deklaratë ku thonë mbështesin ligjin.”, u shpreh gazetari Armando Shkullaku.

Swiss Digital Mobile Reklama
LIVE/ Paketa Antishpifje, Armando Shkullaku dhe Besar Likmeta të ftuar në RTV Ora

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?