Shkullaku: Rënia e Veliajt do të nënkuptonte edhe rënien e vetë Ramës dhe se ata “janë një”!
Politikë E Martë, 10 Shtator 2024 07:13
Armand Shkullaku shprehet i bindur se Edi Rama nuk do ta “dorëzojë” në asnjë mënyrë Erion Veliajn edhe pse bën sikur jep sinjale për të kundërtën.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shkullaku tha se rënia e Veliajt do të nënkuptonte edhe rënien e vetë Ramës dhe se ata “janë një”.
Rama dhe Veliaj janë një. Rënia e njërit, çon te rënia e tjetrit”, tha Shkullaku.