Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shoqata Atdhetare “Labëria” i vlerëson babanë pas vdekjes, Gjiknuri: Vlerësimi për babain, frymëzim për të ecur përpara

Politikë E hënë, 5 Prill 2021 13:57
Shoqata Atdhetare “Labëria” i vlerëson babanë pas vdekjes, Gjiknuri: Vlerësimi për babain, frymëzim për të ecur përpara
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” vlerësoi profesor doktor Lekë Gjiknurin, pas vdekjes, me titullin “Personalitet i shquar i Labërisë, me kontibut në arsimin kombëtar, si pedagog dhe shef i kabinetit të Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në ceremoninë e organizuar në qytetin e Vlorës për këtë rast, në nder të veprimtarisë së Gjiknurit morën pjesë figura të shquara të shkencës dhe mjedisit.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Në fjalën e tij, Prof. Besnik Baraj vlerësoi figurën e Gjiknurit dhe integritetin e tij në ushtrimin e detyrave dhe angazhimeve publike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Të portretizosh Profesor Lekën në disa minuta është e pamundur. Ai ishte një personalitet shumë dimensional. Profesor Leka ishte një njeri i ndershëm, me integritet dhe karakter të fortë, këtë tipar e shfaqi që në fillimin e tranzicionit, kur nuk bëri kompromis me bindjet e tij politike. Ishte një njeri i drejtë, kurajoz por edhe tepër tolerant. Ai dinte të kërkonte ndjesë kur e gjykonte se e kishte gabim. Profesori ishte një profesionist model, studiues e lektor, studentët e kujtojnë për nivelin e lartë të leksioneve, lidhjen e tyre me praktikën dhe faktin që ishte shumë i drejtë në vlerësimin e tyre. Profesor Leka ishte patriot, e donte Shqipërinë, e vuante shkatërrimin e vendit, shkatërrimin e natyrës, arsimit dhe arritjeve intelektuale të krijuara për dekada të tëra. Ishte një luftëtar i paepur në mbrojtje të vlerave. Profesor Leka dinte të fitonte simpatinë dhe zemrën e njerëzve. E sugjerova për deputet, katër vjet më vonë vura re se banorët ishin lidhur shumë më fortë se kisha qenë unë pasi Prof. Leka për ta ishte simbol i burrit, i mbështetjes për hallet e tyre. Nga këmbëngulja e tij u shtrua rruga që të çonte në kombinatin e autotraktoreve. Profesor Leka tashmë ishte bërë zëdhënësi më i mirë i qytetarëve të zonës që mbulonte, isha i lumtur se me kishte dalë fjala kisha rekomanduar një njeri më të mirë se veten”, u shpreh Baraj.

I pranishëm në këtë aktivitet, Profesor Et’hem Ruka, u shpreh se ka qenë me fat që ka qenë nxënës dhe koleg i tij dhe se Leka ishte një ikonë e arsimit dhe shkencës në Shqipëri.

“Kemi ndarë bashkarisht një jetë të tërë, unë jam nxënës i tij dhe e kam për mburrje që kam patur një profesor të shkëlqyer si Lekë Gjiknuri. Më vonë, pata fatin që të ishim kolegë, jo pak por shumë e shumë vite. Pata fatin të ishim kolegë edhe në jetën parlamentare. Për ne, profesor Leka është një simbol, një ikonë e arsimit dhe e shkencës së Shqipërisë. Ai, ishte njeriu më i ndjeshëm për mjedisin që kam njohur dhe ishte njeriu më serioz për të drejtuar një shoqatë dhe për ti dhënë shpirt, aksion dhe vendimarrje problemeve të mjedisit në Shqipëri. Kemi qënë bashkë katër vite; bashkë me kolegë të tjerë që janë këtu në Parlamentin e shqiptarëve dhe kryefjala e Lekës ishte mjedisi dhe vetëm mjedisi. Kemi bërë shumë mirë që e nderojmë sot Profesor Lekën me këtë titull të lartë dhe unë them se kur të nderon vendlindja, kur të nderojnë rrënjët nga kemi dalë është njësoj si të të nderojë nëna dhe perëndia. Unë kam patur fatin që të isha parlamentar bashkë me Lekën dhe të kem qënë parlamentar bashkë me Damianin. Damiani është vetja e tij është kopja e Lekës. Edhe Damiani është njeri pa kompromise, i vetmi djalë i ri që kam parë te Partia Socialiste që ka patur mendim të pavarur dhe ka thënë mendimin e tij ka qënë Damiani”, nënvizoi Profesor Et’hem Ruka.

Vlerësime dhe mirënjohje për Profesor Lekë Gjiknurin ka shprehur edhe Profesor Aleko Miho. “Misioni i Profesorit është gjithnjë një inkurajim që i bën jo vetëm botës akademike, vendimarrjes dhe politikës për të ndjekur këtë rrugë”, u shpreh ai.

Ndërsa Rektori i Universitetit të Vlorës Roland Zisi, u shpreh se kontributi i Profesor Lekës është i çmuar.

“Vitet e fundit i jam përkushtuar një studimi për shkollat në bregdet dhe kam gjetur në Arkivin e Shtetit një dokument të vitit 1928, i cili është hartuar nga inspektori Jani Minga. Ky dokument është në fakt një raport informativ për çdo shkollë të bregdetit, në brendësi flet në mënyrë eksplicite për shkollën e Kudhësit dhe për mësuesin Panajot Gjiknuri. Pra, desha të evidentoja që duhen respektuar rrënjët, zoti Gjiknuri ju uroj suksese dhe respekte dhe lavdi, nderim veprës së babait tuaj”, theksoi Zisi.

Çmimi i akorduar është dhënë nga kyetari i shoqatës Profesor Ago Nezha. “Kur më erdhi propozimi nga dega e Vlorës e prita me shumë kënaqësi. Unë vet personalisht e kam njohur profesor Lekë Gjiknurin, por nuk e kam njohur në këto dimensione që u thanë këtu. Ndaj në emër të shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria, i akordon çmimin “Personalitet i shquar i Labërisë, me kontibur të shquar në arsimin kombëtar, si petagog dhe shef i kabinetit të Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës. Autoritet i spikatur në studimet shkencore dhe udhëheqës shkencor i shumë disetantëve. Autor tekstesh, librash dhe artikujsh shkencor në fushën e biologjisë gjatë gjithë veprimtarisë së tij është dalluar në fushën e mësimdhenies si studiues i thelluar në botën e studimeve të botës së gjallë. Punoi me përkushtim të vecantë për mbrojtjen e pastër të mjedisit. Ka organizuar disa ekspedita me studentët në mbarë vendin për njohjen e faunës dhe florës shqiptare. Kolegët dhe studentët e kujtojnë me nderim si petagogë shëmbullor , ndërsa populli do ta mbajë mend si deputet profil intelektuar dhe të ndershëm.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe djali i Profesor Lekës, Damian Gjiknuri, njëherazi edhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës. Në vlerësimin e tij, krahasimi me babain është një përgjegjësi e madhe por edhe frymëzim për të ecur përpara.

“Nuk është e thjeshtë të jesh djali i një njeriu që ka kontribute. Shumë njerëz gjithmonë duan të të krahasojnë me babain dhe kjo është një përgjegjësi dhe barrë e rëndë për mua, por njëkohësisht edhe më frymëzon dhe më jep një lloj force sepse i di shumë mirë, rrënjët nga të cilat vi. Njëkohësisht, frymëzohem nga vepra dhe integriteti i atij njeriu. Më iku në periudhën që do të doja ta kisha shumë pranë dhe në fakt është një nga mungesat më të mëdha që unë kam. Shoqata Labëria në themelin e saj ka patriotizmin por në fakt mbrojtja e mjedisit është një nga elementët më patriotik që ne duhet të kemi dhe e vlerësoj. Eshtë kontribut për të ardhmen e këtij vendi dhe mua dashurinë për bregdetin shqiptar ma ka dhënë babai im pavarësisht se pozicioni im është apo nuk është këtu se të gjithë jemi kalimtar. Ajo që mbetet ështe vepra dhe puna e njeriut. Njerëzit mund të jetojnë gjatë apo shkurt se jeta e tillë është, e rëndësishmë është vepra që lënë mbrapa. Unë krenohem shumë me figurën e babait tim, për atë që ka lënë mbrapa dhe do të jetë një busull orientimi dhe një udhërrëfyes për jetën time politike e shoqërore. Mendoj se ka lënë një barrë të cilën unë duhet ta mbaj dhe po përpiqem ta mbaj”, nënvizoi Gjiknuri.

Etiketat e lidhura

gjiknurilekë gjiknurivleresim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.