Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 13:45 Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës Pas mbërritjes së protestuesve para Kryeministrisë, mbështetës të PD-së u kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur këtë të shtunë për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shoqëria Civile: Qeveria dhe Policia, të respektojnë të drejtën e qytetarëve për tubime paqësore

Politikë E hënë, 14 Mars 2022 14:37
Shoqëria Civile: Qeveria dhe Policia, të respektojnë të drejtën e qytetarëve për tubime paqësore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Organizatat e shoqërisë civile, përmes një deklarate të përbashkët, i bëjnë thirrje qeverisë dhe Policisë së Shtetit që të respektojnë të drejtën e qytetarëve për tubime paqësore. Në 5 ditë protesta, sipas tyre efektivë të maskuar apo të veshur civilë jo rrallë herë kanë përdorur dhunë në shoqërimin e mbi 200 protestuesve, 50 nga të cilët janë arrestuar ndërsa për rreth 150 të tjerët janë hapur procedime penale dhe janë shpallur në kërkim. ”Represioni i ushtruar ndaj qytetarëve apo medias së lirë, vetëm do t’i përkeqësojë gjasat për të marrë në konsideratë dialogun për të gjetur zgjidhje demokratike për çështjet e ngritura nga protestuesit”.

Deklarata e plotë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Prej disa ditësh tashmë po zhvillohen protesta paqësore në qytetet kryesore të vendit, gjatë të cilave qytetarët i kërkojnë qeverisë të marrë masa për uljen e taksave mbi karburantet dhe të sigurojë subvencione për ngritjen e menjëhershme të çmimeve për produktet e shportës. Kemi parë me shqetësim ndërhyrje jo proporcionale të forcave të policisë së shtetit, efektivë të maskuar apo të veshur civilë jo rrallë herë kanë përdorur dhunë në shoqërimin e mbi 200 protestuesve, 50 nga të cilët janë arrestuar ndërsa për rreth 150 të tjerët janë hapur procedime penale dhe janë shpallur në kërkim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E drejta për tubim paqësor është një e drejtë themelore e njeriut, që u mundëson individëve të shprehen kolektivisht dhe të marrin pjesë në ndryshimin dhe formësimin e shoqërisë. Kjo e drejtë përbën gjithashtu themelin e një sistemi qeverisjeje me pjesëmarrje të bazuar në demokraci, të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës dhe pluralizmin. Si e tillë, kjo e drejtë duhet respektuar, pavarësisht opinioneve që mund të shprehë kushdo për këto protesta. Respektimi i ligjit është faktor kyç në shtetet demokratike për funksionimin normal të institucioneve të shtetit.

Madje, një nga detyrat kryesore të qeverisë në kohë krizash, është t’i mbrojë shtetasit e vet nga pasojat e tyre, duke u sjellë me përgjegjshmëri në menaxhimin e punëve dhe të burimeve publike. Pasojat e krizës së rritjes së çmimeve, i ndjejnë më së shumti shtresa e varfër e vendit, si dhe shtetasit që i përkasin grupeve më vulnerabël të shoqërisë.

Sa më sipër, i bëjmë thirrje strukturave të Policisë së Shtetit, të mos ushtrojnë dhunë dhe represion ndaj protestuesve, si dhe të ndalojnë intimidimet e tyre nëpërmjet akuzave si ajo “për grumbullim të paligjshëm”, të cilat po hidhen poshtë rast pas rasti në Gjykatë, bazuar në vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjit për të drejtën e tubimit. Represioni i ushtruar ndaj qytetarëve apo medias së lirë, vetëm do t’i përkeqësojë gjasat për të marrë në konsideratë dialogun për të gjetur zgjidhje demokratike për çështjet e ngritura nga protestuesit.

Lista e organizatave të shoqërisë civile nënshkruese:

Citizens Channel
Civil Rights Defenders
Community Reporters Albania
Exit.al
Instituti ALTRI
Këshilli Shqiptar i Medias
Lëvizja Rinore Egjyptiane dhe Rome
Open Data, Shqipëri
Open Mind Spectrum Albania
Organizata “Drejtesi Sociale”
Qendra “Res Publika”
Qendra për Advokim Social
Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes
Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri
Qendra TREJA
Shërbimi Ligjor Falas Tiranë

Etiketat e lidhura

protesta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Para 32 minutash

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 46 minutash

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 1 ore

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron
Para 1 ore

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 16 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 17 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 16 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 19 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.