Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shoqërimi i të miturve nga policia për protestat, Avokati i Popullit publikon të dhënat

Politikë E diel, 13 Dhjetor 2020 17:10
Shoqërimi i të miturve nga policia për protestat, Avokati i Popullit publikon të dhënat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Institicioni i Avokatit të Popullit këtë të dielë ka reaguar në lidhje me zhvillimet më të fundit në lidhje me protestat e dy ditëv etë fundit.

Avokati i Popullit bën me dije se nga protesta e datës 12.12.2020 janë shoqëruar gjithsej 49 persona, nga të cilët 24 të mitur, si më poshtë.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, më datë 12.12.2020 janë shoqeruar 6 persona, nga të cilët 1 prej tyre ishte i mitur. Në veprimet procedural të kryera me shtetasin e mitur, rezultoi se nuk janë respektuar parashikimet dhe standardet e legjislacionit ludhur me praninë e përfaqësuesit ligjor e psikologut, si edhe vendit të marrjes në pyetje

Ndërkohë me datë 11 nga 133 person atë shoqëruar një ditë më parë në komisarit 36 persona kanë qenë të mitur të cilët janë lënë të lirë pas verifikimit.

Ndër të tjera në këtë reagim thuhet se një pjesë e të shoqëruarve për shkak të mungesës së ambjenteve  janë transferuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin nr.2, u deklarua se ishin transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Kavajë, për shkak të mungesës së kapaciteteve në Tiranë.

Reagimi i plotë:

Avokati i Popullit ka vijuar punën në terren duke monitoruar nga afër protestat e dy diteve të funduit, si edhe situatën pas përfundimit të protestave, duke kryer inspektime dhe vizita në komisariatet e kryeqytetit.

Nga të dhënat paraprake të inspektimit, si dhe të intervistave dhe ankesave të mbledhura nga përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit rezulton situata në vijim:

Më datë 11.12.2020 janë shoqëruar gjithsej 133 persona, nga të cilët 36 të mitur. Të miturit janë lënë të lirë pas verifikimit të tyre.

– Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në datën 11.12.20 janë shoqëruar 26 persona, nga të cilët 7 të mitur. Në gjendje arresti kishin kaluar 7 persona, por asnjeri prej tyre nuk ishte i mitur. Në total në momentin e kryerjes së inspektimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë gjendeshin 33 persona të arrestuar, një numër ky i lartë krahasimisht me kapacitetet përkatëse, veçanërisht në kushtet e nevojës për të garantuar distancimin për shkak të emergjencës shëndetësore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

– Në Komisariatin e Policisë Nr.1, në datën 11.12.2020, janë shoqëruar 27 persona, ndër të cilët nuk ka pasur persona të mitur. Në gjendje arresti kishin kaluar 7 persona.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

– Në Komisariatin e Policisë Nr.3, në datën 11.12.2020, janë shoqëruar 22 persona, nga të cilët 5 të mitur të cilët ishin lënë të lirë më pas. Në gjendje arresti kishin kaluar 3 persona.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

– Në Komisariatin e Policisë Nr.2, në datën 11.12.2020 janë shoqëruar 54 persona, nga të cilët 24 të mitur të cilët ishin lënë të lirë më pas. Në gjendje arresti kishin kaluar 8 persona, 7 prej të cilëve gjendeshin në ambientet e Komisariatit nr.2.

Shumë nga të arrestuarit e një dite më parë që gjendeshin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin nr.2, u deklarua se ishin transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Kavajë, për shkak të mungesës së kapaciteteve në Tiranë.

– Në komisariatin e Policisë Nr.6, në datën 11.12.2020 janë shoqëruar 4 persona, ndër të cilët nuk ka pasur persona të mitur. Në gjendje arresti kishin kaluar 3 persona dhe ishin transferuar në Komisariatin e Policisë nr.3, ndërsa 1 person ishte lënë i lirë. Në momentin e kryerjes së verifikimeve nuk gjendej asnjë person i shoqëruar në këto ambiente.

Ndër personat e arrestuar, dy prej tyre kanë pretenduar se kanë marrë pjesë në protestë, por nuk kanë kryer veprime të dhunshme; disa të tjerë se kanë qenë kalimtarë të rastit dhe nuk kanë marrë pjesë në protestë.

Nga personat e intervistuar pati pretendime për veprime të dhunshme nga ana e policisë, si edhe ankesa formale të paraqitura për të mundësuar më tej hetimin e institucionit tonë. Dy prej tyre kanë pretenduar se ndaj tyre është ushtruar dhunë (janë qëlluar me shpulla dhe grushta) në furgonin e policisë nga një punonjës i veshur civil dhe njërit prej tyre një punonjës i veshur civil i ka marrë dhe thyer celularin me të cilin po filmonte protestën; një person ka pretenduar se dy punonjësit e policisë që e kanë marrë në pyetje e kanë goditur me shuplakë dhe grusht në fytyrë kur ai nuk ka pranuar të nënshkruajë proceverbalin e marrjes në pyetje. Një prej tyre pretendoi se është goditur në kokë nga punonjës të policisë në çastin që është ndaluar, por nuk pati ankesa formale të paraqitura për të mundësuar më tej hetimin e institucionit tonë.

Nga protesta e datës 12.12.2020 janë shoqëruar gjithsej 49 persona, nga të cilët 24 të mitur, si më poshtë.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, më datë 12.12.2020 janë shoqeruar 6 persona, nga të cilët 1 prej tyre ishte i mitur. Në veprimet procedural të kryera me shtetasin e mitur, rezultoi se nuk janë respektuar parashikimet dhe standardet e legjislacionit ludhur me praninë e përfaqësuesit ligjor e psikologut, si edhe vendit të marrjes në pyetje. I mituri pohoi për përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit se qenë në proteste si kalimtar dhe më pas ishte shoqeruar nga policia, por nuk ndaj tij nuk ishte ushtruar dhunë.

Në Komisariatin nr.1 ishin shoqëruar gjithsej 7 persona nga të cilët 3 ishin të mitur. Të gjithë personat e shoqëruar ishin lënë të lirë pas kryerjes së procedurave.

Në Komisariatin nr.2 ishin shoqëruar gjithsej 25 persona, nga të cilët 16 ishin të mitur. Të gjithë personat e shoqëruar ishin lënë të lirë pas kryerjes së procedurave.

Në Komisariatin nr.3 ishin shoqëruar gjithsej 8 persona, nga të cilët 4 ishin të mitur. Një prej personve të mitur, ka deklaruar për përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit se ndaj tij është ushtruar dhunë fizike në momentin e kapjes, nga punonjësit civilë.

Në Komisariatin nr.4 ishin gjithsej 3 të shoqëruar, nga të cilët një i mitur. Nuk kishte shenja apo pretendime për dhunë.

Në Komisariatin nr.5 nuk kishte persona të shoqëruar. Aty gjendej i shoqëruar vetëm një person i transferuar.

Në komisariatin nr. 6 nuk kishte persona të shoqëruar.

Avokati i Popullit mbetet në ndjekje konstante të situatës dhe do të përditësojë qëndrimet e tij edhe në vijim, sikurse që nga dita e parë.

Lexoni edhe…

  • Të arrestuarit për protestën e së enjtes, Gjykata lë në burg 3 qytetarë
  • Të miturit në protestë, UNICEF: Të shqetësuar për arrestimin e tyre
  •  Protestat/ Shikoni si e nxjerrin me barelë të riun nga Drejtoria e Policisë (VIDEO)
  • Ky brez ka zgjedhur REVOLTËN!
  • Protestat në vend, polici i mbyll gojën dhe dhunon qytetarin (VIDEO)

Etiketat e lidhura

dhunaedi ramaminorenëpoliciaprotestatubimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.