Shpërthen Basha: O Denar Biba je kreu i KQZ, jo papa i Vatikanit!

Një ditë para përfundimit të afatit zyrtar, kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar përfundimisht se opozita nuk do regjistrohet në KQZ për zgjedhje fasadë.

Nga çadra, ai ka sulmuar kreun e KQZ-së dhe kryeministrin Edi Rama i cili tha se është gati t’i japë opozitës KQZ-në.

Basha tha se populli është i bashkuar. “Demokratë dhe socialistë në mjerimin e tyre, i ke bashkuar ti. Të paralajmëroj të mos i frysh zjarrit të përçarjes së shqiptarëve duke i hedhur kundër njeri¬ tjetrit. Hiq dorë nga kërcënimi ndaj opozitës dhe kauzës së shqiptarëve të bashkuar. Luftë siç e përmende zotrote, përplasje civile për të mbrojtur karrigen dhe prapanicën tënde të korruptuar, kurrë nuk do të ketë në Shqipëri. Po e kërkon me qiri konfliktin mes shqiptarëve, por ata s’kanë konflikt me njeri¬ tjetrin”, deklaroi Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka dhe s’do ketë asnjë zgjidhje tjetër përveç largimit të kryeministrit. Ju jap KQZ-në thotë. Po çfarë duhet KQZ-ja kur ti ke krimin, kur ke drogën, kur ke një polici që e ka shndërruar në repart ushtarak të krimit. Kjo KQZ është kukull me këtë kryetar idiot që u thotë shqiptarëve që tani që po afron afati i regjistrimit, unë e shtyj edhe 19 ditë. O Denar Biba je kryetar i KQZ-së, jo Papa i Vatikanit, o idiot. Regjistrimi skadon nesër, opozita nuk regjistrohet për zgjedhje fasadë. Zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur. Zgjedhje të diktuara nga krimi nuk ka për të pasur. Socialistët të rrinë rehat se jo vetëm Shqipëria por edhe Partia do çlirohet nga zgjedha e krimit.
Kështu i bie që ky të na e bekojë kanabisin dhe të thotë ky është rigon jo kanabis. Kjo nuk është për të qeshur por për të qarë”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?