“Shpërthen” deputeti i PS-së: Rama të shkarkojë Ministrin Beqaj

Për herë të parë një deputet i qeverisë, kërkon shkarkimin e Ministrit të qeverisë së tij. Deputeti i PS-së, Parid Cara, edhe këtë herë ka kërkuar dorëheqjen e Minstrit Beqaj. Në një postim në rrjetin social facebook, Cara e quajtur aktin e Ministrit të Shëndetësisë kosto të panevojshme për Ramën dhe maxhorancës qeverisëse.

Cara shkruan se: “Një video e transmetuar pak ditë më parë ku ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është përgjuar teksa shkarkon me telefon një drejtor, ka ngjallur me shumë të drejtë reagim negativ në opinionin publik”.

Sipas tij, “Ministri, në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore, e konsideron pozicionin që i ka besuar kryeministri, si pronë të cilën mund ta përdorë si të dojë dhe jo si një post që mund të drejtohet vetëm brenda kornizës së parashikuar nga ligji”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, Kryeministri nuki ka pse të mbajë kosto për këtë veprim të Ministrit. “Një politikan i përgjegjshëm, pas asaj telefonate të transmetuar në emisionin “Stop” duhet të jepte dorëheqjen menjëherë. Kjo qeveri dhe kjo maxhorancë nuk mund të mbajnë kosto që nuk lidhen drejtpërdrejtë me punën e saj, por me tekat dhe arrogancën e një ministri”, shprehet Cara në facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ilir Beqja duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet, pasi çdo ditë më shumë ai në pozicionin e ministrit është kosto e panevojshme për Qeverinë në sytë e opinionit publik”, mbyll komentin deputeti socialist Parid Cara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?