Reagon nga Brukseli deputeti shqiptar: Duhen dëbuar nga vendi ynë Bollano, Dule dhe Janullatos

Deputeti shqiptar në Bruksel Ahmet Gjanaj ka reaguar pas deklaratave të ashpra të Greqisë për ushtarët shqiptarë në ushtrinë greke që bënë simbolin e shqiponjës me duar.

Gjanaj e ironizon Greqinë teksa e cilëson si shtet evropian dhe fton shtetin shqiptar t’i përgjigjet me po të njëjtin “evropianizëm” grekëve duke përzënë disa elementë pro grekë në tokën shqiptare të cilët ushtrojnë lirshëm aktivitetin e tyre nacionalist progrek prej 25 vitesh.

Jo vetëm duke bërë simbolin grek, apo duke mbajtur flamurin, por dhe duke bërë propagandë në favor të të ashtuquajturit “Vorioepir” që cenon sigurinë kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përgëzoj” shtetin “evropian” grek për këtë veprim kundër shprehjeve kolektive të organizuara që “rrezikojnë” sigurinë kombëtare greke dhe ftoj shtetin tonë që të adoptojë këto praktika të një shteti “evropian” duke dënuar maksimalisht Vasil Bollano, Vangjel Dulo dhe Janullatos (për këtë të fundit, rekomandoj dëbimin në Greqi ngaqë shtetësia e tij është greke) dhe shumë të tjerë që kanë kaq vite që rrezikojnë sigurinë tonë kombëtare…”, shkruan deputeti shqiptar në parlamentin belg, Ahmet Gjanaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?