FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpërthen me fyerje deputeti i PS, Lutaj: Pishman që votova për ministër një pervers si ty

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Lutaj ka shtuar dozën e akuzave në adresë të ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani të shkarkuar vetëm një ditë më parë nga kryeministri, Edi Rama.
“Keqardhje për votën që i kam dhënë këtij perversi, unë deputeti ‘koti’”, – shkruan në profilin e tij në “Facebook” deputeti socialist.

Ky është sulmi i rradhës që Lutaj bën brenda pak orësh në adresë të Manjanit. Kësaj here deklarata e tij erdhi në formë replikë me reagimin që po sot Manjani bëri ndaj akuzave që më herët Lutaj i adresoi. Replikat mes tyre nisën kur nga mbledhja e Komisionit parlamentar të Ligjeve, ku munguan përfaqësuesit e LSI-së, Lutaj ironizoi “bojkotin” e tyre me batutën se “po presnin që Manjani të vizitohej pas gjithë atyre akuzave që lëshoi”.

Lexoni dhe:

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe e shkarkon, edhe thua “Të vizitohet te mjeku!”

Manjani i përgjigjet deputetit të PS: Kërko analizat mjekësore të Ramës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?