Shpërthen zëvendësministri, Isaraj: Politika e qeverisë po na shtyn drejt së djathtës. Po harrojmë shtresat që përfaqësojmë

Debati parlamentar mbi aktin normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit 2016 që përfshiu punimet e djeshme parlamentare ka tërhequr vëmendjen edhe të anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar që nuk ishin të pranishëm në sallën e seancave plenare. I njohur për shpërthimet e tij të herë pas hershme, zëvendësministri i Drejtësisë Arben Isaraj i tërheq vëmendjen qeverisë ku ai bën pjesë se me politika të tilla ekonomike socialistët po shtyhen më shumë drejt së djathtës, duke braktisur politikat e majta. Komentin e tij, Isaraj e bën në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ku teksa sjell në vëmendjen e ndjekësve të tij virtualë një shprehje të Bismarkut – Politika nuk është shkencë e saktë – Isaraj shkruan se statistikat nuk e zëvendësojnë dot gjykimin.

Komenti i parë

“Politikë dhe statistikë

Sot politika filloi dhe po vazhdon në Kuvend betejën e shifrave. “Qëllohet” dhe “luftohet” me numra, sasi, përqindje, etj…..dmth me statistikë.

Për francezët statistikat janë si rrobat e banjës. Ato tregojnë atë që është sipërfaqësore dhe fshehin atë që është jetësore.

Por politika nuk është shkencë e saktë -thoshte Bismarku, dhe statistikat nuk e zëvendësojnë dot gjykimin”- thotë Isaraj.

Teksa replikon me komentuesit në postimin e tij, zwvendwsministri Arben Isaraj thekson se sjelljet e qeverisë së majtë të njëpasnjëshme janë teknokrate dhe shumë skolastike, teknike, që po e shtyjnë drejt së djathtës, duke harruar shtresat që përfaqëson e majta.

Replika e Arben Isarajt

“Këto sjellje tonat të njëpasnjëshme teknokratike me trajtime shumë skolastike, teknike dhe tejet profesionale po na shtyjnë shumë djathtas, duke harruar se cilat shtresa ne përfaqësojmë dhe si ne duhet të shpërndajmë të drejtat për shtresat në nevojë”- shkruan Isaraj.

SHKARKO APP