Shpërtheu në kritika pasi nuk do jetë në listën e sigurt të PS-së, reagon Erion Braçe

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar komenteve se u nervozua dje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për shkak se nuk do të jetë në listën e sigurt të PS-së për zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan:

“Unë i tërbuar për listën? Shqetësimi im nuk ka qenë kurrë vetja, unë, karriera, karrigia ime, po ka qenë puna ime si shërbim ndaj njerëzve për vite me radhë. Fshati, bujqësia, populli i fshatit e bujqësisë, puna e tyre, prodhimi i tyre, ekonomia e tyre dhe ekonomia e vendit ku ajo është pjesë jetike. Ky është tërbimi im dhe arsyeja e tij. Mbi të gjitha kur më gënjejnë!”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?