Shpëtim Idrizi zbulon kush do të ishte kandidati ideal i opozitës për Bashkinë e Tiranës

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” duhet të ishte mjeku Ilir Alimehmeti, i cili do të arrinte të prekte pjesën gri të elektoratit që nuk doli fare në zgjedhje.

I ftuar në “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ai u shpreh se PD duhej të kuptonte që duhet të dilte mbi veten dhe të gjente një kandidat përtej militantëve.

“Mënyra si u zhvillua fushata do na çonte drejt kësaj mospjesëmarrjeje. Gjuha e kryeministrit, për të stigamatizuar opozitën, donte të mobilizonte të vetët por në këtë grackë ra opozita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata që duhet të bëjnë ndryshimin, pra zona gri nuk votoi fare. Fushata u zhvillua e tillë që të dy palët iu drejtuan vetëm militantëve.
Raporti i OSBE flet për ndërhyrjen e shtetit dhe blerjen e votës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet reflektim i thellë. Surprizë ishin Shkodra e Himara”, u shpreh ndër të tjera Idrizi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?