Shqipëri-Vatikan, 25 vjet marrëdhënie diplomatike
U mbushën sot 25 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë e Selisë së Shenjtë.
Me një vendim të firmosur nga Papa Gjon Pali i 2 më datë 7 shtator 1991 u vendos ngritja e Nunciaturës Apostolike shqiptare pranë Selisë së Shenjtë e Nunci i parë apostolik, qe kardinali Ivan Dias.
Ndërsa Ambasadori i parë i Shqipërisë në Vatikan u zgjodh më vitin 1993 profesor Willy Kamsi.
Gjatë këtyre 25 vite marrëdhënie diplomatike, Shqipëria është vizituar nga dy Papë; nga Gjon Palit II më 25 prill 1993 dhe nga Papa Françesku më 21 shtator 2014.
Sivjet. marrëdhëniet diplomatike mes Selisë së Shenjtë e Shqipërisë u shënua nga një event i veçantë siç qe shenjtërimi i humanistes shqiptare Nënë Tereza.
Ndërsa më 5 nëntor 2016 një tjetër ngjarje e rëndësishme do të shënoj historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve;. Me vendim të Papa Franceskut 38 martirët shqiptarë të persekutuar e vrarë nga diktatura komuniste do të shpallen të lumnuar.
Aktualisht Ambasada Shqiptare në Selinë e Shenjtë është pa Ambasador dhe pranë saj i emëruar “I Ngarkuar me punë” për shtetin shqiptar është z. Visar Zhiti.
Ndërsa Nunci apostolik i Vatikanit pranë Republikës së Shqipërisë, imzot Ramiro Moliner Ingles sapo e ka përfunduar misionin e tij diplomatik në Shqipëri (më 1 shtator 2016.)

KOHA JONË SONDAZH

