Shqipëria drejt integrimit, Ministrja Gjosha prezanton 4 nisma të reja
Shqipëria drejt rrugës së Bashkimit Europian, duket se me miratimin e Reformës në Drejtësi, pritshmëritë janë të larta. Në një dalje për mediet, Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, prezantoi nj vlerësim pozitiv të raport progresit për 2016, që mund të finalizohet me hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Kjo javë është e rëndësishme për vendin, pasi pritet të mblidhet Këshilli i Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, ku do të diskutohet mbi ecurinë e vendit tonë gjatë këtij viti lidhur me përmbushjen e 5 prioriteteve.
“Brenda kësaj jave do të kemi dhe Këshillin e StabilizimAsociimit ku do të diskutohet për arritjet që ka pasur Shqipëria gjatë vitit të fundit në kuadër të 5 prioriteteve, marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, kriterin ekonomik të vendit etj. Do të shpresojmë pse jo edhe në konkluzione pozitive sa i përket raportit të progresit për Shqipërinë për 2016, duke qenë se sapo kemi konkluduar dy nga kushtet themelore dhe për çeljen e negociatave që janë reforma në drejtësi që u kalua me konsensus tejet të gjerë, 140 vota, dhe ligji i vetingut që i hap rrugë implementimit të reformës dhe gjithë skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ku fillon dhe reforma në drejtësi. Do shpresonim në një vendim pozitiv”, tha Gjosha në fjalën e saj.
Më tej Ministrja prezantoi para medieve katër nisma të reja të dikasterit që ajo drejton. E para lidhet me ngritjen e njësive të integrimit në bashkitë e reja. Nisma tjetër është një dokument strategjik që po punohet nga Ministria e Integrimit për ngritjen e strukturave negociuese por dhe për të analizuar mirë të gjithë procesin e negociatave deri në anëtarësimin me të drejta të plota. “Janë dhe dy iniciativa të tjera që janë punuar ngushtë së bashku me KE-në”, theksoi Gjosha në fjalën e mbajtur.
KOHA JONË SONDAZH

