”Shqipëria ka prekur fundin”/Spahiu: 25 prilli, goditje për këtë sistem fuksash e spiunësh
Nisur nga denoncimi i sipërmarrësit të agjencisë turistike se prej kohësh gjobitej nga institucionet e sistemit të fuksave dhe patronazhistëve, për kreun e LSI-së së Tiranës, Përparim Spahiu tregon se Shqipëria ka tregur fundin. Në një postim në facebook, ai thotë se Edi Rama nuk tërhiqet dhe më keq akoma, kërcënon shqiptarët që të bëjnë kujdes. “”Patronazhistat ju njohin mirë” u tha dje shqiptarëve ky arrogant. Prandaj 25 prilli duhet të jetë edhe një goditje për këtë sistem fuksash e spiunësh”,-shkruan mlë tej Spahiu.
Postimi i plotë
SISTEMI I FUKSAVE PËRBALLË SHQIPTARËVE! Shqipëria ka prekur fundin!
Denoncimi i sipërmarrësit të agjencisë turistike se prej kohësh gjobitej nga institucionet e sistemit të fuksave dhe patronazhistëve ka shokuar opinionin publik. Sipërmarrësi zbuloi një skemë fashiste të shantazhit që drejtohet nga maja e piramidës Edi Rama e duke kaluar te drejtorët bajonetë, dhe deri në pikën fundore, patronazhistët spiunë.
Këtij sipërmarrësi i janë faturuar miliona gjoba vetëm se në fb e tij ka publikuar partinë kundërshtare të Edi Ramës. Sot shqiptarët po jetojnë në terror dhe frikë.
Patronazhisti të përndjek, të regjistron çfarë flet, të fotografon facebook-un, qendrimet e tua, dhe nëse ti kritikon sistemin, kempi i invalidit të ndërpritet, partia të heq nga puna, taksidari të gjobit, biznesi të mbyllet, pensioni i prindërve ndërpritet, të heqin fëmijën nga kopshti, të heqin nga skema e ndihmës ekononike, e ç’të ketë në dorë pushteti, ti e ke kundër.
Shqipëria është në alarm, një sistem spiunësh është ngritur. Edi Rama nuk tërhiqet dhe më keq akoma, kërcënon shqiptarët që të bëjnë kujdes. “Patronazhistat ju njohin mirë” u tha dje shqiptarëve ky arrogant. Prandaj 25 prilli duhet të jetë edhe një goditje për këtë sistem fuksash e spiunësh!