Shqipëria në BE, Kathimerini: “Italia kërkoi datë për hapjen e negociatave por u refuzua”
Mbledhja e djeshme në Bruksel e Ministrave të Jashtëm, pati në qendër të diskutimeve, anëtarësimin e Shqipërisë. Gazeta greke “Kathemirini”, në një shkrim të sotëm ka bërë se dije disa nga prapaskenat se cfarë u tha për Shqipërinë.
Sipas gazetës, Ministri i Jashtëm i Greqisë, Kotzias, ka deklaruar se mbajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore mbeten thelbësore për BE-në, duke theksuar rolin pozitiv të masave të ndërtimit të besimit dhe bëri thirrje për një zgjidhje të përbashkët.
Sa i përket Shqipërisë, Kotzias tha se pranon të gjitha propozimet në lidhje me raportin e Komisionit. “Një çështje me Shqipërinë është se ka pesë prioritete që janë vendosur, të cilat duhet të zbatohen për të filluar bisedimet e pranimit me BE-në”,-citon gazeta.
Por gazeta zbulon edhe se Italia u përpoq të caktojë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim, por kjo nuk ishte e mundur. Gjithashtu, sipas Ministrit Grek, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë baza që Shqipëria duhet të plotësojë. “Disa u përpoqën fillimisht ta nënvlerësonin këtë pikë, por nëse dikush është gati të bashkohet me BE-në, duhet të tregojë se si ajo përballet me krimin e organizuar”, ka thënë Kotzias.
E sa i takon qëndrimit të Italisë, gazeta nënvizon deklaratën e Ministrit Grek. “Italia u përpoq të caktojë një datë të caktuar për fillimin negociatave për anëtarësim, por kjo nuk ishte e mundur. Disa u përpoqën fillimisht të nënvlerësojnë këtë pikë, por nëse dikush është gati të bashkohet me BE-në, kjo është e lidhur edhe me mënyrën se si ky vend lufton krimin e organizuar, që siç e kam thënë publikisht derivon para në shumë drejtime”, citohet ministri i jashtëm grek.
Gjithashtu Ministri për herë të parë i referohet detyrimit të Shqipërisë për njohjen e të drejtave të pakicave në të gjithë territorin. “Kjo është një politikë thelbësore për zonat e pakicave”.
Kotzias shtoi edhe se Greqia dëshiron integrimin e Shqipërisë në Europë. “Ne vlerësojmë se janë bërë hapa të rindërtimit të Shqipërisë. Por ne nuk pranojmë dy gjëra: Së pari, të krijohen marrëdhënie klientelizmi nga shtete të treta europiane me vendet kandidate duke vlerësuar këto vende në bazë të marrëdhënieve dhe interesave të klienteliste. Së dyti, të bëhet një proces à la carte, pra, në vend të vlerësohen të gjitha parimet e aplikuara deri më tani për anëtarësim në BE, papritmas të zbatohen ndryshe për një vend ose një tjetër”, ka deklaruar ministri i jashtëm grek..
Më tej, Kotzias ka pohuar se: “E duam Shqipërinë në BE dhe ne besojmë se do të jetë një dobi e madhe, për arsye gjeografike dhe ekonomike, por edhe për arsye të fqinjësisë së mirë. Prandaj është në interes të vendit dhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, anëtarësimin e Shqipërisë në BE”,-ka deklaruar ministri i jashtëm grek.
Burimi: Kathimerini/Pershtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

