Shqipëria republikë ekspertësh? Ja përgjigjja e Xhafës për LSI
Kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafa i është përgjigjur sot LSIsë, ku Petrit Vasili në një deklaratë për mediat tha se vendi ynë nuk është republikë ekspertësh por republikë parlamentare, në lidhje me reformën në drejtësi. Ai e nisi si përgjigje për ishkryeministrin Sali Berisha, por në fakt përgjigja e tij i shkonte më shumë deklaratës së Vasilit.
“Kur e dëgjoj zotërinë (Berishen) që flet këtu nuk ndjej asnjë emocion. Jo sepse koha e tij ka mbaruar, por edhe se mendja e tij ka mbaruar”. Teksa vijoi: “E dëgjova që foli për grupin e ekspertëve, kam dëgjuar edhe të tjerë që thonë që kjo është republikë parlamentare s’është republikë ekspertësh. Është e vërtetë që është republikë parlametnare por mjerë ai parlament që e ndërton Kushtetutën, ligjin, mbi banalitetet, batutat, mbi paligjshmërinë e politikanëve.
Republika parlamentare të forta janë ato që këshillohen nga ekspertët, vlerësojnë para së gjithash ekspertët, dhe burrat e shtetit ndahen nga cfarë janë të aftë të kenë në krahë dhe nga cilët këshillohen. Sa i takon ekspertëve, jam i nderuuar që kam punuar me ta”, tha Xhafa.
Ja çfaër tha Vasili më herët: “Në fund të fundit, ne bëjmë një reformë që është solide, që nuk është prodhim i thjeshtë ekspertësh, pasi ne e kemi vlerësuar dhe e kemi respektuar punën e ekspertëve, por Shqipëria është një republikë parlamentare, nuk është një republikë ekspertësh dhe në Kushtetutën e vendit në emër të ekspertëve nuk mund të bëhen eksperimente”.
KOHA JONË SONDAZH

